Kush po brengoset më shumë përpos Radoiçiqit për konfiskimin e pasurisë, ai apo miqtë e bashkëpunëtorët e tij serbë e shqipëfolës

Opinione

Kush po brengoset më shumë përpos Radoiçiqit për konfiskimin e pasurisë, ai apo miqtë e bashkëpunëtorët e tij serbë e shqipëfolës

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 6 prill 2024 Në ora: 07:00
Vila e Radojçiç

Serbia, përpos shtabeve terroriste, po formon edhe ato politike kundër Dardanisë për ta penguar anëtarsimi në organizatat ndërkombëtare në kundërshtim me pikën 4 të Marrëveshjes së Ohrit? BE por edhe DASH-i, i kanë futë veshët në lesh, s’ka reagim ndaj Serbisë.

Shtabi anti qeveri Kurti, është me seli në Tiranë, me anëtarët e devotshëm të opozitës dardane

Në ulërimat tragjikomike të opozitës dardane për largimin e kësaj qeverie e cila po bënë çmos për t’iu kundërvë kur janë në pyetje reagimet zyrtare në emër të shtetit serb, për Bashkësinë Ndërkombëtare e cila, fatkeqësisht tani po duket lakuriq se kanë marrë anën e Serbisë, po ëndërrojnë që ta riorientojnë atë nga trungu i saj rus agresor e imperialist në atë pro-perëndimor, duke nënçmuar, shtypur, qoftë edhe me masa ekonomike Dardaninë, po e anashkalojnë, duke mos respektuar vullnetin e popullit, i cili, për të jetuar i lirë pas gjithë atij gjenocidi që e përjetojë nga shteti kriminal serb nga ish udhëheqja dhe kjo aktuale kriminale antishqiptare. Krah tyre e kanë edhe Qeverinë e Tiranës dhe kjo është e keqja e madhe që po përjetojnë shqiptarët e Dardanisë që i ndodhi gjatë gjithë historisë, nga mercenarë dhë bashkëpunëtor me armikun tonë historik-Serbinë, e pa penduar deri në ditët e sotit.

Veprimet e Qeverisë rreth konfiskimit të pasurisë marramendëse e kryekriminelit Millan Radoiqiq, është një hap i cili nuk ndodhi në historinë e shekullit të fundit në këtë pjesë të vendit i okupuar në heshtje nga Serbia e me pranimin e ish udhëheqjës, duke ia gërryer dheun ndër këmbë këtij kryeterroristi, komanduese dhe torturuesi i pakicës serbe në veri të cilët, po ta kishin lirinë ta thonë të vërtetën, do të deklaroheshin publikisht se, nuk kanë presion nga shqiptarët e as qeveria dardane por, nga ky komadant, udhëheqës i të gjitha krimeve, politike, ekonomike dhe njerzore. Siç e ceka edhe në kryetitull të këtij shkrimi, se, kush po brengoset më shumë përpos Radojqiqit, bëhet fjalë për bashkëpunëtor të tij politik e biznesore, përpos atij serb edhe atyre shqipfolës të cilët e kishin një bashkëpunim të ndërsjell qoftë edhe kur ishin në pozita të larta shtetërore. Nuk do të ishte e drejtë që, pasuria ilegale t’i konfiskohet vetem kriminelit Millan Radojqiq por edhe të tjerëve anipse ky ishte njeriu më i fuqishem në Dardanisnë veriore, por edhe në Serbi i cili, e ka në dorë Vuqiqin dhe atë e shantazhon në mënyrën e tij por, në të njejtën mënyrë e shantazhon e opozitën dardane ata të të cilët kanë pasur biznese ilegale dobiprurëse.

REKOS 2024, vendim shumë i qëlluar i Qeverisë

Agjencia e Statistikave të Dardanisë (Kosovës), do ta realizoj Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familiare dhe Banesave në tërë teritorin e Republikës së Dardanisë, është një akt i cili do të pasqyrojë shumëçka një pasqyrim gjithëpërfshirës që do të jap shumë përgjigje në shumë pyetje të pa parashtruara e të papergjegjura deri më tani.

Sipas direktivave të regjimit të Beogradit, Lista Serbe kërkon që ky regjistrim të bojkotohet nga pakica serbe, po e eliminojnë veten nga të drejtat e tyre kushtetuese për çka qeveria e Dardanisë nuk mban kurrfarë përgjegjësie.

Kur të mbaroj regjistrimi i popullsisë veprim shumë i qëlluar e i mençur i Qeverisë e cila, në mënyrë zyrtare, publike e demokratike, do ta ketë një pasqyrë reale të numrit të popullsisë dhe ndër më të rëndësishmet, dëmet e luftës të shkaktuara nga Serbia fashiste e gjenocidale në njerëz dhe pasuri gjatë gjenocidit në vitin 1998/99, pasqyrim i nivelit arsimor e intelektual të çdo familje por, mbi të gjitha, duhet të filloj konfiskimi i asaj pasurie edhe ndaj shqiptarëve të cilët në mënyrë abuzive, arrogante e të pa mëshirshme, e vodhën, shtëpinë e vetë, popullin e vetë në mënyrë ilegale e cila e ka varfërue pjesën e madhe të popullatës së ndershme dhe kontributëdhënëse në shtetëndërtim dhe stabilizim ekonomik.

Ulërimat e atyre që janë të zhytur në këto biznese ilegale siç ishin laboratorët e drogës e valutave fallco, futja e mallrave të kontrabanduar nga Serbia dhe jo vetëm, duke i infiltruar edhe doganat, është e kuptueshme që, duke iu kundërvënë kësaj qeverie, po i bëjnë me dije Radojqiqit që po e bëjnë të pamundurën ta “rrëzojnë” atë ama, të lutemi që mos t’i bëni publike ato që i kemi bërë bashkarishtë.

Me siguri se ai, Millan Radojqiqi, nuk do të heshtë me qellim që të ketë edhe konflikte mes shqiptarëve duke e njohur mentalitetin e tyre. Dhe ky është zavali i madh i kësaj opozite përpos pushtetit të cilin, “po ta merrnin hipotetikisht”, qëllimi parësor do të ishte, vërja e kapakut ndaj të gjitha këtyre marifeteve antishtetërore, antinjerëzore, ekonomike e politike.

Kush po reagon kundër regjistrimit të popullsisë, numrit të familjeve, pasurisë e shumëçka tjetër, është Lista serbe e dirgjuar nga Beogradi me qëllim që çdo gjë të kushtëzojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutiv si hap i parë para bashkimit më Serbinë, një organizatë terroriste antishtetërore e mosnjohëse e Republikës së Dardanisë e cila e ka frikën gjendjës demografike reale të pakicës serbe në veri duke e zbuluar të vërtetën se, kush faktikisht jeton në veriun e Mitrovicës, duke iu frikësuar kthimit të shqiptarëve të të vrarë e përzërë më dhunë, duke e patur parasysh sjelljen e refugjatëve nga Kroacia, refugjatët rus të cilët ilegalisht kanë jetuar e ndoshta ende jetojnë prandaj, reagimet do të jenë të fuqishme deri te moszbatimi i këtij vendimi ndaj të cilit Serbia me siguri se do të reagojë me qëllim që Republikën e Dardanisë ta defunksionalizoj, ta mbaj në gjendje të tendosur deri në maksimum, nëse i lejohet. Qeveria, duhet patjetër ta zbatoj ligjin në tërë vendin, pa marrë parasysh përkatësin etnike të çdo qytetari dhe këtu nuk duhet lejuar kurrfarë ndërhyrje sepse në fakt, i trimëron ato forca që me çdo kusht t’i arrijnë qëllimet e tyre.

Vërehet një dukuri e mjerueshme në punimet e Kuvendit të cilat e kanë sjellë funksionimin e shtetit në pikëpyetje, duke mos i zbatuar kërkesat dhe obliginet ndërkombëtare.

Prandaj, punimet e Kuvendit nuk po kanë rrjedhë normale. Opozita ankohet në mospjesëmarrjën e Ministrave të cilët janë të obliguar të përgjigjën në pyetjet e deputetëve ndërsa, Qeveria ankohet se, opozita nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare. 300 milion euro qëndrojnë të bllokuara, dëmi ekonomik është shumë i madh nga shumë aspekte tjera.

Qeveria, megjithatë, duhet t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve sepse e ka për obligim sepse është në pushtet ama, deputetet, pa marrë parasysh teket e inatet partiake por edhe ato të Qeverisë, marrëveshjet ndërkombëtare duhet të votohen sepse para botës demokratike, do të dukemi si shtet jo serioz.

Nëse opozita me kësi lloj sjellje duan që me dhunë e arrogancë ta largojë këtë qeveri, në të vërtetë, po sjellin kundër efekte për vetë ata të cilët, përpos që e duan një mjegullim dhe pa qartësi në momentet e një sigurie të brishtë të kërcënuar nacionale e kërcënuar nga Serbia, nuk e kanë “kaqikun” jo vetëm ta rrëzojnë por as ta përmirësojnë besimin e elektoratit sepse, disa nga ato parti, nuk është për t’u habitur nëse do të luftojnë edhe për kalimin e pragut zgjedhor.

Sovrani, po iu monitoron të dya palëve, e ai do t’ua caktoj fatin i cili, nuk mendoj se do të jetë në favor të asnjërës palë nëse ata vërtetë do të jenë në nivel të interesit, qytetar, shtetëror e kombëtar.

Vizitat e Kryeministrit Kurti në komunat veriore me shumicë serbe të cilat udhëhiqen nga shqiptarët, të cilat edhe ashtu të politizuara, tani po ashtu po politizohen sipas përkatësisë partiake, gjithnjë sipas tyre në bazë të kërkesave të ndërkombëtarëve, pa marrë parasysh vendimet e Qeverisë sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Vendosje e tyre, dikush në ndërtesat zyrtare e dikush në baraka sipas rekomandimeve nga BE e SHBA, u respektuan sipas direktivave partiake. Përderisa kryetarët që vijnë nga PDK, u vendosën në baraka, në anën tjetër, ata të VV-së, në ndërtesat zyrtare komunale.

Prandaj, reagimet e kryetarëve të vendosur në baraka se Kryeministri nuk i vizitoj e as i paralajmëroj, duhet gjykuar në mënyrë të sinqertë dhë reale sepse, bëhet fjalë rreth dallimit në mes, qëndrimeve politike dhe të atyre shtetëtore.

Megjithatë, në rend të parë duhet zbatuar vendimet e Qeverisë, ato politike, nuk janë edhe obligative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat