Pamje shokuese nga kasaphana e lopëve të ngordhura në Pejë

Peja

Pamje shokuese nga kasaphana e lopëve të ngordhura në Pejë

Më: 17 janar 2019 Në ora: 19:36

Sot gjatë ditës Policia e Kosovës arrestoi një person të cilit iu kapën mbi 1 mijë kilogramë mish të prishur, i gatshëm për t’iu shitur njerëzve.

Media ka siguruar disa fotografi të lopëve të ngordhura të cilat ishin bërë gati për t’u shitur në tregjet e Pejës.

Fotografitë tregojnë depon ku përpunohej mishi dhe gjendjen në të cilën ndodheshin frigoriferët.

Kurse,  Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., të cilët iu zu mbi 1 tonë mish i prishur.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat