Ngritët aktakuzë ndaj dy personave për grabitjen e tetë mijë eurove në vitin 2013

Peja

Ngritët aktakuzë ndaj dy personave për grabitjen e tetë mijë eurove në vitin 2013

Më: 24 janar 2019 Në ora: 12:08
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, konkretisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, Xh.D. dhe Xh.B., për veprën penale “Grabitje” në një dyqan në Pejë që ndodhi në vitin 2013.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, Xh.D. dhe Xh.B., me 29 nëntor 2013, rreth orës 02:00 të mëngjesit në Pejë,  në koordinim me të pandehurin I.I. (ndaj të cilit  është lëshuar fletrreshtim ndërkombëtar),  duke vepruar si grup dhe me armë kanë sulmuar jetën e të  dëmtuarve, G.Sh. dhe I.H., në atë mënyrë që pasi që e kishin kuptuar se posedon një shumë të konsiderueshme të parave, i pandehuri I.I., i cili gjendej brenda lokalit, i lajmëron të pandehurit  Xh.D. dhe Xh.B , këta të fundit futen të maskuar brenda lokalit, dhe fillimisht e qëllojnë me armë viktimën I.H, e nga gjepi i të cilit marrin 8000 (tetëmijë) euro, dhe largohen nga vendi i ngjarjes. 

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen  fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat