Protestohet kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh

Peja

Protestohet kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 12:23
Protestojnë rugovasit

(E plotësuar) - Banorë të shumtë nga gryka e Rugovës, qytetarë të shumta nga qyteti i Pejës kanë protestuar sot në sheshin e këtij qyteti kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin e Lumbardhit.

Përmes pankartave që mbanin mbishkrimet "Lumbardhi krenari e Pejës”, “politikën e japim, Lumbardhin se japim", "Mos ma prek Lumbardhin", " jo diga, jo gypa, mbro natyrën, mbro turizmi " jo edhe një lum i vdekur", protestuesit kundërshtuan fuqishëm ndërtimi i këtij projekt në Lumbardh, i cili konsiderohet jetik për banorët e kësaj ane.

Përfaqësuesi i komitetit të banorëve të Rugovës, Agron Nikqi tha se me zërin e popullit do e pengojnë ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh, të cilat e shkatërrojnë një burim jetik për banorët e Rugovës.

Nikqi tha se nuk do lejojnë që të varroset Lumbardhi derisa nuk merret mendimi i tyre si banorë të Rugovës.

Nikqi: Ndal projektit

"Banorët e Rugovës nuk jetojnë pa ujë ne kemi jetuar për pyjet për ujin për ambientin dhe pse jo edhe për turizmin dhe për traditën tonë.... Në Rugovë duhet të merren pëlqime për çdo iniciativë dhe pa vendimin tonë dhe pa mendimin tonë, apelojmë që të gjithë iniciativat e tregtive brenda kësaj treve të ndalohen... Iu bëjmë apel të gjithë atyre që janë të interesuar ta vazhdojnë këtë projekt stop", u shpreh Nikqi.

Edhe banori Flamur Rexhboja u shpreh kundër ndërtimit të këtyre hidrocentraleve, duke thënë ky projekt tregon apetitet e grupeve të caktuara që paraja u ka verbuar sytë dhe viktimë është qytetari.

Rexhboja po ashtu tha se sot është momenti ta kundërshtojnë shkatërrimin e Lumbardhit, dhe kërkoi që interesi i qytetarëve të vendoset para interesave partiake e grupore.

Ai tha se çmimi i këtij projekt është i lartë përfshinë tharjen e degradimin e kësaj perle të Ballkanit.

Image

Rexhboja: Politika po e përgjysmon jetën tonë

"Kemi hyrë në një situatë ku nuk guxojnë të gabojmë, mirëpo për këtë duhet dëshmitar, aftësi e gatishmëri profesionale dhe paanshmëri politike....politika po e përgjysmon jetën tonë po e ndal mirëqenien tonë nga kjo foltore të gjitha atyre përfaqësuesve shqiptar iu them nëse keni punuar e vepruar, luftuar për këtë jetë që gjithë jetën të merrni para atëherë tregoni sa kushton kjo dashuri që tua pagujmë dhe të merrni plaçkat dhe të shkoni atje ku atdheu mund të blihet e shitet çdo ditë me para", u shpreh ai.

Këtë protestë po e përkrahin edhe shumë shoqëri civile ku në emër të tyre, Veton Mujaj u shpreh se Lumbardhin nuk mund të ketë energji natyrore. 

Mujaj: Nuk mendojmë vetëm për Rugovën

"Të mbajmë kompaninë Kelkos Energji Shpk llogaridhënës në masën e plotë të Ligjit, degradimin e rëndë të mjedisit që ka shkaktuar në grykën e Deçanit, shfrytëzimin e paligjshëm të zhavorrit që ka bërë deri tani në të gjithë vendet tjera ku ka pasur në shpërputhje me ligjet e Kosovës. Të emërojmë një organ të pavarur i cili do të hartoj në përputhmëri shperputhjet ligjore të nderimit në të gjitha hidrocentralet e Kosovës nuk do të mendojmë lokalist vetëm për Rugovën", u shpreh Mujaj.

Në këtë protestë para të pranishmëve foli edhe Eli Frank nga organizata Era Group, e cila tha se asnjëherë nuk duhet të lejohet ndërtimi i hidocentraleve në Lumbardh, pasi që shkatërrimin e bukurive natyrore nga këto projekte e tregoi edhe ndërtimi i hidrocentralit në Deçan.

Sipas saj, ndërtimi i hidrocentraleve krahas jetës e shkatërron turizmin dhe zhvillimin ekonomik.

Frank: Po rrezikohet zhvillimi ekonomik

"Ato rrezikojnë drejtpërdrejt ujin e pijshëm, rrezikojnë ujitjen e arave dhe po ashtu rrezikojnë zhvillimin ekonomik dhe para se gjithash turizmin dhe për më tepër për njerëzit rrezikojnë mjedisin dhe jetesën e tyre dhe argumentet se centralet hidrtike janë potencial për energji në Kosovë, kushdo që e thotë atë le t'i themi jo nuk është e vërtet", ka theksuar ajo.

Banori nga Rugova Shaban Rexhaj tha se e kundërshton shkatërrimin e Lumbardhit sepse përmes këtij projekti po dëmtohet ambienti dhe po mbesin pa ujë. 

Rexhaj: E kundërshtoj këtë projekt rrezikojmë të mbesim pa ujë

"Jam dal me e kundërshtua që dojnë me na e prish ujin, dojnë me na e prish ambientin, kundër Qeverisë jam dal edhe 92 vjet i kam kush këtu nuk ka bërë vaki nuk e lëshojnë... Kur bëhet ajo Peja mbetet pa ujë, rugovasit mbesin pa ujë ", u shpreh ai.

Derisa qytetarët po protestonin në sheshin e qytetit të Pejës ishin vendosur edhe disa tavolina ku nënshkruhej peticioni që e kundërshtonte ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Kjo protestë e komunitetit të Rugovës u përkrah nga mbi 100 shoqëri civile.

Kujtojmë që  komitet ndërministror përmes planit për investime strategjike po synon të realizoj projekt për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardhin e Pejës dhe këtë punë ky komitet ia ka besuar "Kelkos Energy".

***

Komuniteti i banorëve të Rugovës në sheshin e Pejës kanë organizuar një protestë për të kundërshtuar projektin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Ata kanë nënshkruar edhe një peticion me anë të të cilët shprehin kundërshtimin për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve.

Protestuesin mbanin pankarta me thirrje:  ‘Lumbardhi krenari e Pejës’, ‘Politikën e japim, Lumbardhin se japim", ‘Mos ma prek Lumbardhin", "Jo diga, jo gypa, mbro natyrën, mbro turizmin" dhe ‘Jo edhe një lum i vdekur".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat