Gjykata merr vendim për të dyshuarin që theri me thikë policin në Pejë - Bota Sot
Gjykata merr vendim për të dyshuarin që theri me thikë policin në Pejë

Peja

Gjykata merr vendim për të dyshuarin që theri me thikë policin në Pejë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:41
Ilustrim

Gjykata e Pejës i ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit që tentoi t’a therë me thikë pjesëtarin e policisë së Kosovës.

 Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore në Pejë.

Me datë 20.08.2019, rreth orës 11:55, në Pejë, me dashje eventuale ka tentuar ta privoj nga jeta zyrtarin e Policisë së Kosovës, në atë mënyrë që pa asnjë paralajmërim i afrohet të dëmtuarit dhe me thikë tenton ta godas në pjesën e përparme të gjoksit, me ç’rast i dëmtuari arrin që t’i shmanget mirëpo merr lëndime në anën e djathtë të abdomenit.

Të njëjtën ditë, pas bastisjes së banesës së të pandehurit, të njëjtit i gjendet në posedim substanca e dyshuar e llojit “Marihuanë”, në peshë prej 2.8 gram.

Me këto veprime i pandehurit dyshohet se ka kryer veprat penale vrasje e rëndë e mbetur në tentativë dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

Të pandehurit A.Z i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...