Limaj në Pejë: Vetëm të bashkuar mund ta fitojmë me Serbinë

Peja

Limaj në Pejë: Vetëm të bashkuar mund ta fitojmë me Serbinë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 21:51
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ditën e pestë të fushatës zgjedhore e përmbylli në takimin elektoral me qytetarët dhe simpatizantët në qytetin e Pejës.

Kandidati për kryeministër Fatmir Limaj duke kërkuar mbështetjen në zgjedhjet e 6 tetorit, tha para qytetarëve pejanë se vota për Nismën është bashkim për Kosovën.

Limaj: Vota për Nismën është bashkim për Kosovën

“6 tetori të gjejë Kosovën më të bashkuar, jo të përçarë. Ne duam që qytetari i Kosovës me votën e tyre me 6 tetor duke votuar të nxjerr Kosovën sa më të bashkuar. Vota për Nismën është bashkim për Kosovën”, tha ai.

Limaj duke aluduar në kundërkandidatët e tij për kryeministër, tha se vendin nuk mjafton vetëm të duhet nëse nuk ka dije për zhvillimin e tij.

Limaj: Duhet dashur vendin tonë, pa e dashur nuk mund t’i shërbesh

“Duhet me dashtë vendin tonë, pa e dashur vendin nuk mund t’i shërbesh. Edhe e dyta, sado me dashtë vendin tonë, nëse nuk di, e merr në qafë. Pra, vendin një personalitet edhe duhet me dashtë edhe duhet të di”, tha Limaj.

Kandidati për kryeministër, po ashtu foli për dialogun me Serbinë, teksa tha se Kosova mund të fitojë vetëm e bashkuar me të gjitha partitë politike.

Limaj: Kosova mund të fitojë në dialogun me Serbinë vetëm e bashkuar

“Kosova mund të fitojë në tavolinën e dialogut me Serbinë vetëm të bashkuar si forca politike”, tha Limaj.

E, kryetari i Degës së Nismës në Pejë, njëherësh kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës tha se qytetarët e Pejës kanë dhjetëra arsye të mbështesin Nismën dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij, Nisma ka dëshmuar se është parti që i rri afër qytetarit e veçanërisht atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit.

Gjatë ditës sotme, Nisma kishte tubime elektorale në Klinë dhe Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat