Arrijnë familjet e para nga Shqipëria në Pejë, sistemohen në 'Hotel Ora' - Bota Sot
Arrijnë familjet e para nga Shqipëria në Pejë, sistemohen në 'Hotel Ora'

Peja

Arrijnë familjet e para nga Shqipëria në Pejë, sistemohen në 'Hotel Ora'

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Në orët e para të mëngjesit në Prishtinë 30 banorë të Durrësit kanë arritur në Prishtinë.

Kështu kanë bërë të ditur përfaqësues të Plisave, të cilët kanë njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme do të mbledhin ndihma në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Para pak minutash ekipi ynë ka arritur nga Durrësi në Prishtinë. Për momentin jemi te Hotel ‘Ora’ dhe të gjithë janë sistemuar shëndoshë e mirë. Shihemi sot prej orës 10:00 tek sheshi ‘Zahir Pajaziti’”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, në Durrës po vazhdojnë kërkimet për personat të cilët ndodhën nën gërmadha, si pasojë e tërmetit që ndodhi një ditë më parë.

***

Në orët e mëngjesit kanë arritur familjet e para në Pejë të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Sipas të dhënave pejanët kanë arritur të sigurojnë strehim për 60 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat