Situatë dramatike, qytetarët zihen për një thes miell në Pejë- Intervenon policia - Bota Sot
Situatë dramatike, qytetarët zihen për një thes miell në Pejë- Intervenon policia

Peja

Situatë dramatike, qytetarët zihen për një thes miell në Pejë- Intervenon policia

Më: 16 mars 2020 Në ora: 12:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Se paniku ka kapur qytetarët pas shfaqjes së virusit Covit-19 edhe në Kosovë, dëshmojnë pamjet e vazhdueshme që po shfaqen nëpër medie. Përkundër thirrjeve nga institucionet për të mos krijuar panik dhe të deklaratave të zyrtarëve se miell ka mjaftueshëm, radhë të gjata shihen gjithandej ku ka mullinj nëpër Kosovë.

Se situata është në pranë të eskalimit dëshmon edhe kjo video, e realizuar në Pejë, ku qytetarë të shumtë ja kanë mësyer një mulliri për tu furnizuar me miell.

Situatë e tensionuar shihet, teksa nuk ka munguar as reagimi i policisë, për të mbajtur nën kontroll situatën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat