Mbi gjysma e të infektuarve janë shëruar në Pejë, mes tyre edhe 3 shtatëzëna

Peja

Mbi gjysma e të infektuarve janë shëruar në Pejë, mes tyre edhe 3 shtatëzëna

Më: 10 maj 2020 Në ora: 18:52
Peja

Qytetarët e vendit tonë tash e dy muaj, po vazhdojnë të ballafaqohen me pandeminë COVID19.

Ani pse numri i rasteve pozitive është në rënie ditëve të fundit, e ai i të shëruarve është rritur, ende nga ekspertë të fushës dhe IKSHPK po bëhet apel për kujdes, madje masat e vëna nga Ministria e Shëndetësisë po vazhdojnë të jenë në zbatim.

Edhe Peja, ka qenë një nga komunat e karantinuara, për shkak të koronavirusit. Derisa gjendja momentalisht është stabile, kështu të paktën ka thënë për Indeksonline, Drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci.

“Momentalisht Peja karakterizohet nga një qetësi relative ku po bëhen disa ditë qe nuk kemi shënuar asnjë rast pozitiv me Covid-19. Respektimi i masava të parapara në Ikshp është i kënaqshëm, ndërsa kur kemi raste mosrespektimi policia menjëherë u përgjigjet thirrjeve tona për disiplinë”, ka thënë ai.

Loci ka dhënë edhe statastika në lidhje me numrin e të infektuarve që rasti i parë.

“Peja ka gjithsej 73 të infektuar, prej të cilëve 2 të vdekur më shume se gjysma të shëruar dhe pjesa tjetër aktive me Covid në gjendje të mirë pa shenja, duke u trajtuar në shtëpitë e tyre në izolim”.

Ai tha se momentalisht në Klinikën Infektive brenda QKUK-së në Prishtinë, është vetëm një pacient i shtrirë. Ndërsa të tri shtatëzënat e infektuara cilësohen të shëruara.

“Kanë qenë 3 shtatzëna të prekura, ndërsa tani cilësohen të shëruara pas dy ritestimeve të bëra. Sot në Pejë janë bërë: 1 ritestim i parë dhe 3 ritestime të dyta”, njofton i pri i Shëndetësisë në Pejë.

Krejt në fund ai ka apeluar për qytetarët e kësaj komune që të vazhdojnë me zbatimin e masave të IKSHPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat