Mbyllet kafiteria në Pejë, një punëtor i stafit rezultoi pozitiv me koronavirus

Peja

Mbyllet kafiteria në Pejë, një punëtor i stafit rezultoi pozitiv me koronavirus

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 10:41
Ilustrim

Kafiteria ‘Soho Bar’ në Pejë është mbyllur përkohësisht pasi një punëtor ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Dëshirojmë të ju informojmë që Soho Bar do të mbyllet përkohësisht derisa i gjithë stafi të kalojë procesin e testimit, si dhe objekti të dezinfektohet sipas kërkesave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHP-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë i tyre:

Te nderuar kliente, si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit njeri nga stafi i Soho Bar ka rezultutar pozitiv me covid19 i cili eshte veteizoluar pas procesit te testimit. Deshirojme te ju informojme qe Soho Bar do te mbyllet perkohesisht deri sa i gjithe stafi ta kalon procesin e testimit si dhe objekti te dezinfektohet sipas kerkesave te Ministrise se Shendetesise dhe IKSHP-se.

Shpresojme qe ta kalojme kete pandemi sa me shpejte dhe lehte qe te jete e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat