Mbi 60 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë - Bota Sot
Mbi 60 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

Peja

Mbi 60 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje të rëndë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 09:59
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 31 pacientë me koronavirus. Ndërkaq 17 të tjerë janë në pritje të rezultateve.

“Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Në këtë spital po ashtu ka vdekur edhe një 67-vjeçar nga koronavirusi, i cili kishte sëmundje tjera shoqëruese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat