6 persona me koronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Peja

6 persona me koronavirus në Spitalin e Pejës janë në gjendje të rëndë

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 08:36
Foto Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 59 të konfirmuar, dhe 11 në pritje të rezultateve. Nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.


Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 2 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.


Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, kanë qenë 9 lindje, 6 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 9 foshnje dhe të gjitha foshnjet janë të gjinisë femërore.

186 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.


Gjatë 27 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 8 operacione, ndërsa 213 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,752 analiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat