62 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

Peja

62 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje të rëndë

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 09:40
Spitali i Pejës

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 62 pacientë me COVID-19. Prej tyre 40 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 16 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 62 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 40 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Nga personeli i Spitalit me COVID-19 janë infektuar 6 mjek, 15 Infermierë dhe 4 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 222 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat