Intervistohet 19 vjeçari i dyshuar për vrasjen e Senad Bogut në Pejë, prokurorja jep detajet

Peja

Intervistohet 19 vjeçari i dyshuar për vrasjen e Senad Bogut në Pejë, prokurorja jep detajet

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 00:16
Valbona Disha-Haxhosaj

Policia në Pejë ka arrestuar një 19 vjeçar me iniciale A.B si të dyshuar për vrasjen e Senad Bogut.

Prokurorja e rastit Valbona Disha-Haxhosaj tha se ai është intervistuar sot dhe se deklarata është përputhur saktë me provën e gjetur në vend të ngjarjes.

“Sot është arrestuar një person i dyshuar, me incialet A.B nga Peja, i dyshuar për veprën penale ‘vrasje e rëndë’ ndaj viktimës Senad Gogu. Vrasja ka ndodhur më 05.09.2020. Arrestimi i tij është bërë në bashkëpunim me hetimet rajonale në Pejë. Pra, pas një punë operative që kemi bërë kemi arritur ta identifikojmë dhe arrestojmë të dyshuarin”, tha ajo.

Senad Bogu është therur me thikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat