111 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Peja

111 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 10:20
Ilustrim

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 111 pacientë me COVID-19.

Nga spitali njoftojnë se 17 janë në gjendje të rëndë.

“15 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19. 111 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 65 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga 17 janë në gjendje të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Po ashtu nga personeli i Spitalit të Pejës janë 30 të infektuar me COVID-19.

10 mjekë, 13 infermierë dhe 7 punëtorë të Shërbimit Administrativ dhe Teknik.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 193 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 22 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat