58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje më të rëndë

Peja

58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 8 në gjendje më të rëndë

Më: 25 janar 2021 Në ora: 08:43
Spitali i Pejës

58 pacientë të infektuar me COVID-119 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

31 prej tyre janë në oksigjenoterapi, ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Kurse një pacient është në respirator (CPAP).

“58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 564 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, pacientë dhe nga këta 50 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat