​LDK zbarkon në Pejë: Mobilizimi ynë fillon tash

Peja

​LDK zbarkon në Pejë: Mobilizimi ynë fillon tash

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 23:13
​LDK në Pejë

Kandidatë për kryetarë komunash, së bashku me anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë qëndruar në qytetin e Pejës, nga ku edhe ka filluar mobilizimi për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, ka thënë se LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend.

“Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi”, ka shkruar ndër të tjerash Abdixhiku.

Ky është postimi i tij i plotë:

Erdhëm në Pejën e Dukagjinit, bashkë me gjithë kandidatët e LDK-së nëpër komunat Kosovës dhe me anëtarët e Kryesisë Qendrore. Gjatë pasdites e mbrëmjes, ndamë përvojat, morëm detyrat, bashkuam forcat e u zotuam për rikthimin e madh të shtëpisë së madhe.

LDK në këto zgjedhje garon me ekipin më të kualifikuar në vend. Njerëz me integritet, përvojë, dije e vullnet të jashtëzakonshëm për ti shërbyer vendit. Kemi dëgjuar, po dëgjojmë, po kthehemi.

Në këtë garë kemi gjashtë kryetarë aktual shembuj puna e të cilëve njeh vetëm mbështetje qytetare. Për herë të parë në historinë politike në vend, kemi tri gra kandidate e dy anëtarë të mërgatës që me dijen e bagazhin e tyre i sjellim vendit risi. LDK ka dhe veprimtarë të devotshëm e ekipe asambleistësh të përkushtuar nëpër gjithë Kosovën.

Mobilizimi ynë fillon tash. Të gjithë, për të gjithë.

Me besim në Zot, me dashuri për shtet, me lidhje të fortë ndaj njëri tjetrit e bashkë tek qytetarët tanë, Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon mbështetjen e secilit prej jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat