Aktakuzë për degradim të ambientit

Peja

Aktakuzë për degradim të ambientit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:51
Prokuroria Themelore e Pejës

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër Q.B, për veprën penale nga neni 88 paragrafi 1 i ligjit Nr.03/L-163 për Miniera dhe Mineralet.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Q.B, me parë e gjerë me datën 22 tetor të vitit 2018, ka vepruar kundërligjshëm në fshatin Gllaviqicë të Komunës së Pejës , duke mos poseduar licencë ka shfrytëzuar resurset minerare të rërës dhe zhavorrit në sasi prej 886,203 m³,  përmes makinerisë punues, duke shkaktuar dëmin në vlerë prej 3. 323,26 (tremijetreqindenjëzetetre) euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës Themelore të Pejës, që i pandehuri të  shpallet fajtor dhe të  dënohet sipas ligjit, dhe po ashtu ti shqiptohet edhe dënimi plotësues që t’i ndalohet ushtrimi i profesionit, veprimtarisë ose detyrës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat