Xhevat Thaçit i caktohet një muaj paraburgim për vjedhje të rëndë

Peja

Xhevat Thaçit i caktohet një muaj paraburgim për vjedhje të rëndë

Nga: Adem Lushaj Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:36
Pamje nga gjykimi

Gjykata Themelore e Pejës, dega në Deçan, ka caktuar masën e paraburgimit prej 1(një) muaj, për të dyshuarin Xhevat Thaçi (1975) nga Gjakova, i dyshuar për kryerje të veprës penale, vjedhje e rëndë, bazuar në kërkesën e Prokurorisë së shtetit.

Në seancën gjyqësore të udhëhequr nga gjyqtari Sulltan Dobraj, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë së Pejës, të përfaqësuar nga prokurorja, Lumturije Vuçetaj, që ndaj të dyshuarit Thaçi, të caktohet masa e paraburgimit, ngase është dyshimi se i njëjti mund të arratiset dhe të kryen sërish vepra penale.

Në kërkesën e prokurorisë së shtetit, thuhet se Xhevat Thaçi, është i dyshuar për veprën penale të vjedhjes së rëndë, (për vjedhje në dëm të I. D. nga Carrabregu i Deçanit), sipas nenit 327 të KPK-së. Mirëpo, me kërkesën e prokurores së shtetit, nuk ishte pajtuar avokati mbrojtjes, Teki Bokshi dhe i dyshuari Thaçi.

Avokati Bokshi, ka kërkuar nga gjykata që të hedhet poshtë kërkesa e prokurorisë së shtetit, ngase gjendja shëndetësore e të dyshuarit dhe rrethanat familjare, nuk lejojnë dyshimin e arratisjes, gjë që mund te shqiptohet masa e arrestit shtëpiak.

Gjyqtari Dobraj, pasi kishte analizuar provat e prezantuara nga Prokuroria e Pejës, si dhe bazuar në  nenin 187 të KPPK-së, ka vendosur që të dyshuarit, Xhevat Thaçi nga Gjakova, ti shqiptohet masa e paraburgimit prej një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat