Adem (Milaim) Goca

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Adem (Milaim) Goca

Më: 11 mars 2019 Në ora: 00:03
Adem (Milaim) Goca

Më 11 mars bëhen 18 vjet nga vdekja e vëllait dhe babait tonë.

Është vështirë të gjejmë fjalët për të shprehur mallin, dhembjen, zbrazësinë dhe mungesën tënde me të cilën po jetojmë. Na mungon dashuria, buzëqeshja dhe prania jote që e kërkojmë në çdo vend. Por ti ke lënë gjurmët e tua të pashlyera.

Vdekja shuan jetën, por koha nuk e shuan mallin, ajo e shton çdo ditë e më shumë atë. Me krenari do të ndjekim rrugën dhe këshillat që ti na i mësove. Ne do të vazhdojmë të jetojmë me dhimbje të madhe për Ty, por krenarë që të patëm.

Të jetosh në zemrat e atyre që i le pas, do të thotë të mos vdesësh kurrë. Dhimbja për Ty është plagë që nuk shërohet, mungesa jote nuk plotësohet me asgjë.. Kujtimi për ty do të jetë i përhershëm.

Të kujtojnë: bashkëshortja Eminja, djemtë Milaimi e Mentori, vajza Fatlumja, vëllezërit Brahimi, Azemi, Ibrahimi, Agimi, Sahiti e Kemajli, motrat Mevludja, Sylbia, Ajnishahi e Halitja dhe mbarë farefisi nga Zaskoku i Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat