Rrezarta (Gjurka ) Tafili

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Rrezarta (Gjurka ) Tafili

Më: 28 prill 2018 Në ora: 00:32
Rrezarta (Gjurka ) Tafili

Sot, më 28.04.2018 u bë një vit që vdekja të ndau nga ne, vajza dhe motra jonë e dashur.

Dhimbja nuk ka kufi, zemrat tona kurrë nuk do të mund ta pranojnë që Ty Zoti të ndau nga ne, se Ti ike në amshim në lulen e rinisë, si altar përjetësie.

Ike shkove sa as lamtumirën e fundit nuk na e dhe  ARTA jonë e dashur.

S'ka fjalë, as lotë, as vajë që shuan mallin për Ty, dhe nuk mund të themi se të deshtëm por po themi prap të duam,

ne nuk themi jetove, por themi që prap jeton, ne themi të duam ARTA  sepse dashuria për Ty asnjëherë nuk mbaron.

Ne mendonim që është një ëndërr e keqe , por për fat të keq , ishte realitet që në muajin prill zemrat tona u tronditën, ku edhe sot  dhe gjithmonë janë zemra të vyshkura, se Ti ke qenë dashuria e zemrave tona.

E pa harruar Vajza jonë dhe motra jonë e dashur do të mbetesh përgjithmonë!

Të kujtojnë dhe kurrë s'të harrojnë:

Babai Ismeti, Nëna Naxhija ,vëllezërit Artani dhe Ardiani , si dhe mbarë farefisi Gjurka nga Peja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat