Masar Feraj

Perkujtime

E premte, 26 prill 2024

Masar Feraj

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 00:34
Masar Feraj

Sot më datën 01.12.2018 bëhen 10 vite nga ndarja e bashkëshortit dhe babait tonë të dashur.

Koha kalon si gjithmonë e ne kurrsesi të pajtohemi që Ti nuk je më në mesin tonë.

Ne ende të presim sa herë që kemi gëzime, që të na e shtosh gëzimin siç dije vetëm ti.

Dhimbja për Ty është plagë që nuk shkrihet lehtë, mungesa jote nuk plotësohet me asgjë, Ti ike në kohen kur ne kishim nevojë më se shumti për ëmbëlsinë dhe dashurinë tënde të pa kusht, por ike për të mos u kthyer më kurrë, andaj ne lutemi që jeta jote e përtejme të jetë në bukuritë e xhenetit, sepse me të vërtetë e meritoje, ishe një njeri shembull me zemër të pastër dhe bujare.

Vdekja të ndau nga jeta por jo edhe nga zemrat tona, ne do të vazhdojmë të jetojmë me dhimbje të madhe për Ty, por krenar që të patëm, Kujtimi për Ty do të jetë i përhershëm. 

Të përkujtojnë me mall: bashkëshortja Hata, djemtë Lulzimi, Avdyli dhe Veli, vajzat Luljeta dhe Marigona 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat