Kosovë Zeqiraj - Albert Zeqiraj

Perkujtime

E shtunë, 27 prill 2024

Kosovë Zeqiraj - Albert Zeqiraj

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 23:50
Kosovë Zeqiraj - Albert Zeqiraj

Në 17 vjetorin e vrasjes së Kosovë dhe Albert Zeqiraj

Dy jetë të ndërprera në lulen e rinisë.

Vazhdoni të jetoni përjetësisht në kujtimet dhe zemrat tona. Përvjetorët e juaj rendin ndër mote, por, emocionet tona mbesin po ato, si në ditën e amshimit tuaj. Lumë fjalësh e premtimesh, për krimin e 10 dhjetorit 2001.

Dhjetorët, zakonisht, janë të bardhë. Por, në Kosovën tonë shumëçka është përmbysur, është zgjyrosur. Kudo dëgjohet krrokama e korbave. Ata ia bënë gjëmën Kosovës tonë.

Dhe, zija ka kapluar familje dhe farefisni të tëra. Në ditën e dhjetë të dhjetorit, 17 vjet më parë, dy lule u këputën, përdhunshëm, kësaj jete: Kosova dhe Beni. Banda sterrë e zezë, me skenarët e përgjakur, synonte pushtetin. Dhe, vërtet, e dirigjuar nga fqinji armik dhe e aprovuar nga emisarët e largët, banda arriti kupolën.

Edhe pse krimet seriale politike në Kosovë janë cilësuar si një e fshehtë publike, ende ka hezitime e zvarrisje të qëllimshme për zbulimin, zbardhjen e tyre. Megjithatë, shpresa ende jeton e ngushëllon, sepse pritmëria ka një cak. Lë të shpresojmë për një fund të ankthit.

Megjithatë, shpresa rron. Krimit nuk i skadon afati. Dhe, një ditë, zbulimi dhe ndëshkimi i kriminelëve do të ndodhë. Gjithmonë në kujtesën tonë - ju, Kosovë dhe Beni.

Me përmallje të përjetshme FAMILJA ZEQIRAJ

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat