Krasniqi: Partitë shqiptare faktorizuan Listën serbe

Politika

Krasniqi: Partitë shqiptare faktorizuan Listën serbe

Nga: A.M. Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:54
Lista serbe

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi,është shprehur se partitë shqiptare i kanë bërë faktorë Listën serbe , pasi që nuk e kanë interesin shtetëror para atij partiak.

“Lista serbe kurrë nuk do të kishte ndikim në skenën politike të Kosovës, nëse partitë tona politike shtetin do ta kishin para interesit personal dhe atij partiak. Partitë shqiptare i kanë bërë faktorë ata, dhe kjo liste bëhet faktorë në politike me ndihmën e tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për këtë arsye, Lista serbe janë në gjendje që të japin deklarata të tilla fashiste për krimet serbe ndaj civileve shqiptarë.

“Prandaj ata janë në gjendje të japin deklarata të tilla fashiste ndaj masakrave dhe krimeve serbe ndaj civileve shqiptarë”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

Ai ka marrë si shembull se nëse një gjë e tillë kishte ndodhur në Qeverinë e Serbisë, atëherë ky shtet do ta arrestonte.

Image
Faik Krasniqi

“Në rast se një shqiptar do të ishte ministër në Qeverinë e Serbisë dhe do të jepte deklarata të tilla, ky shtet edhe do t'i arrestonte. Deri sa partitë shqiptare shikojnë interesat personale, kjo liste do të ngelet faktori kyç ne skenën politike të Kosovës. Krijimi i Qeverisë me shumicë shqiptare, këtë liste do ta bënte pa asnjë peshë në politiken tonë!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat