Fotografia e Flora Borvinës, Serbia do ta përdorë armë të fuqishme kundër Kosovës

Politika

Fotografia e Flora Borvinës, Serbia do ta përdorë armë të fuqishme kundër Kosovës

Nga: A.M. Më: 19 maj 2019 Në ora: 15:02
Flora Borvina

Analisti politik, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, mendon se Tribunali për krimet serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë është e parealizueshme.

“Iniciativa e kryetarit të Kuvendit të Kosovës për themelimin e një Tribunalit të krimeve serbe gjatë kohës së luftës në Kosovë është një iniciativë e parealizueshme, sepse të gjithë i dinë procedurat për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar i cili do ti gjykonte kriminelet serbë. Kjo iniciativë nuk mund të realizohet, sepse kryetari i kuvendit të Kosovës z. Veseli mendon se është procedurë e letë siç ishte ajo për themelimin e Gjykatës Specie, që e themeluan për vetë apo bashkëluftëtaret e tyre”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Kurse, sa i përket skandalit të deputetes së PDK-së, Flora Brovina, Krasniqi ka deklaruar se Serbia do ta përdor armë të fuqishme këtë veprim të saj.

Image
Islam Krasniqi

 “Nuk besoi se kjo do të luhat apo vë në dyshim drejtësinë ndërkombëtare, pasi që e gjithë bota ka njohuri dhe e dine të vërtetën, por Serbia do ta përdor armë të fuqishme këtë veprim të deputetes, si shpifje nga pala kosovare për krimet e kryera në Kosovë, sepse ata hollësisht kërkojnë zbrastira, Ku mund të sulmoni, për ta njollosur republikën tonë!..”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat