Rugova qante për fatin e Kosovës, Thaçi qan për fatin e Serbisë - Bota Sot
Rugova qante për fatin e Kosovës, Thaçi qan për fatin e Serbisë

Politika

Rugova qante për fatin e Kosovës, Thaçi qan për fatin e Serbisë

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 24 maj 2019 Në ora: 12:29
Dr.Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi

Sot 27 vite më parë, në krye të Kosovës erdhi gjeniu i saj. 24 maji i vitit 1992, do të mbahet mend në historinë e popullit shqiptarë, pasi aty mori frenat e shtetit njeriu që projektoi pavarësinë e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Atë kohë, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend.

Thyerjet e mëdha dhe “divorci” politik mes Jugosllavisë, Serbisë e Kosovës ndodhi në vitet 1988- 1990 ku  lindi edhe lëvizja gjithë shqiptare me në krye me njeriun e madh dhe atdhetarin, profesorin Ibrahim Rugova i cili diti t’i jap përgjigje secilës rrugë të rrezikshme e cila paraqitej gjatë rrugëtimit drejt lirisë.

Miqësia e madhe me SHBA-në dhe prioritetin e paqes që e kishe Rugova të përcjellë me sinqeritet, i dhanë Kosovës lirinë dhe pavarësinë, duke mbetur gjithmonë në histori si arkitekti i shtetit të Kosovës.

Urtësia, intelektualizmi brilant, maturia dhe mbi të gjitha vendosmëria madhështore, ishin arma që mobilizoi diplomacinë europiane e botërore, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vënë në lëvizje Aleancën më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-n, me makinerinë gjigante ushtarake të e tyre, deri në fitoren definitive dhe lirisë së Kosovës.

Ibrahim Rugova me urtësinë e tij i kontribuoi si askush më parë ndryshimit të bindjes dhe imazhit të botës demokratike për shqiptarët, meqë propaganda antishqiptare serbe kishte arritur të krijoj një pasqyrë të shtrembëruar për shqiptarët e ish Jugosllavisë, si "primitivë" dhe si fanatikë.

Sigurisht, njerëzit e mëdhenj i kanë edhe armiqtë e vet, të cilët edhe sot po e sulmojnë vazhdimisht presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugovën, ndonëse vet ata sot takohen nëpër qoshe fshehurazi me ministrat e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, duke punuar bashkë me ta për ta copëtuar Kosovën, pa pasur parasysh konfliktet e mundshme që mund të ndodhin.

Presidenti aktual, Hashim Thaçi, po tenton që Rugovën ta lakoj në idenë e tij për prekje kufijsh, duke thënë se këtë ide e ka dëgjuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova. Në anën tjetër, në librat e Thaçit ku ai është intervistuar me orë të tëra, e paraqet Rugovën si një “pijanec”, duke e shpërfaqur urrejtjen e vazhdueshme të tij.

Kritika të vazhdueshme kishte edhe për takimin e Rugovës me Millosheviqin me ndërmjetësime në atë kohë, ndërsa sot po harron se ai me Aleksandër Vuçiqin po takohet edhe fshehurazi nëpër Evropë, e madje, për shkak të idesë së tij të përbashkët me ministrin e Millosheviqit, populli i tij ia ka kthyer shpinën dhe ka prishur marrëdhëniet president-popull.

27 vite më pas, Kosova asnjëherë nuk e kishte liderin e duhur, i cili sadopak mund t’i afrohej profesorit Rugova. Që nga vdekja e tij, Kosova nuk ishte asnjëherë e sigurt, pasi disa njerëz të shitur brenda ish partisë së Rugovës (LDK-së), arritën që me lobim dhe të kontrolluar nga SHIK-u, ta sjellin në krye të shtetit Hashim Thaçin, për t’u tradhtuar më pas nga po ky i fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...