Islami: Slloba i vogël nuk dallon nga kryekrimineli Millosheviq

Politika

Islami: Slloba i vogël nuk dallon nga kryekrimineli Millosheviq

Nga: N.Sh Më: 15 qershor 2019 Në ora: 16:41
Avni Islami dhe Ivida Daçiq

Profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Islami ka reaguar ndaj Ivica Daçiqit, të cilin e quan “Slloba i vogël”.

Islami thotë se, politikat dhe deklaratat nacionaliste e fashiste të ish ministrit të jashtë të Serbisë dhe ish këshilltarit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, Ivica Daçiq që aktualisht është edhe ministër i Jashtëm i Serbisë, po tregojnë se sa i paturpshëm dhe i pafytyrë është.

“Daçiq është rrenc e mashtrues dhe një pasues i kryekriminelit Sllobodan Millosheviq, ku gjuha e tij është e njëjtë si në kohën e regjimit serb, pra nuk dallon as sot”, thotë Islami për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, kjo u pa edhe në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se sa është cinik kur pas përfundimit të seancës dhe pas disfatës që pësoi në raport me Vlora Çitakun ai filloi të sillej si psikopat sepse nuk mund ta duronte të vërtetën.

“Daçiq (Slloba i vogël) 100 vite e mbajtët të okupuar dhe të kolonizuar Kosovën e nuk mundët ta mbani në dorë, populli shqiptar qëndroi stoikisht në vatrat e tyre, harroje Kosovën. Kosova sot është shtet sovran dhe i pavarur i ndërtuar mbi themelet e gjakut të dëshmorëve të lirisë dhe i ndihmuar nga vendet mike demokratike”, thotë Avni Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat