Detaje të pathëna: Si u takua Rugova me Tuxhmanin dhe pse nuk ia piu as kafen presidentit kroat?

Politika

Detaje të pathëna: Si u takua Rugova me Tuxhmanin dhe pse nuk ia piu as kafen presidentit kroat?

Nga: N.Sh Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:51
Ibrahim Rugova dhe Franjo Tuxhman

Veprimtari dhe ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Parlamentare, Sali Rexhaj ka treguar disa momente për ish-presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën.

Rexhaj në një bisedë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka treguar se njerëzit e Ibrahim Rugovës e kanë nisur luftën dhe e kanë formuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se, celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë nisur nga Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti.

Sa i përket luftës, Rexhaj pohon se, duhet harru se komandantët të cilët pasluftës i njohim të gjithë e që shumica prej tyre tash janë krerët më të lartë të shtetit të Kosovës nuk e kanë nis luftën, kjo për faktin se, ata vetëm kanë përfituar nga aksionet e para të UÇK-së duke i vjedhur ato.

“Lufta është nisur prej Ibrahim Rugovës. Ne i kemi ditur që janë grupet të cilat edhe kanë shkuar në Shqipëri për ushtrime. Ne i kemi çua në Shqipëri, por listë definitive nuk ka pas askush, pasi disa janë shkua prej Kosovës, e disa prej Gjermanisë. Unë vet kam qenë në Shqipëri”, thotë Rexhaj.

Rexhaj thekson se Rugova ishte njeri i amerikanëve dhe i kanë premtuar se do të na mbrojnë.

Image
Sali Rexhaj

Sipas tij, presidenti historik Ibrahim Rugova e ka dashur Zahir Pajazitin njërin prej komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Parimi i Rugovës ishte që mos të provokohet lufta. Milicët e këqij, kujt ia merr mendja dhe te dera e oborrit kur të vijnë, duhet me i sulmu dh me mbrojtë pragun e shtëpisë, por mos me u çua e me shpallë luftë dhe me shpallë territor të lirë. E as Zahiri se ka bë atë kurrë. Ai kurrë nuk ka shpallë as lagje, as rajon. Ai dhe grupi i tij kanë vendos, se ne nuk i kemi njohur të gjithë në Podujevë. Pra grupi i Zahirit kanë vendosur se kush ka me u vra, pra cili serb, dhe kur”, tregon ai.

Sipas tij, prej që u lidh Ibrahim Rugova me Amerikanë ka qenë njeri i tyre.

“Rugova prej vitit 1986 ka fillua që të bashkëpunoj me ta, se Lobi Shqiptar kanë qenë njerëz të fortë dhe nuk e kanë thirrë rastësisht Rugovën atje. Rugova kishte thënë se neve po na pret spastrimi etnik, gjenocidi se Serbia i kishte planet”, tregon ai.

“Rugova kur ka shkua edhe në Kroaci me bë aleancë me kroat. Janë librat e ministrit të Punëve të Brendshme të publikuara në vitin 1995. Ish-presidneti kroat Franjo Tuxhmani e ka pranua Rugovën në takim dhe i ka thënë për mua çështja e Kosovës është problemi i Serbisë. Edhe Rugova se ka pi as kafen dhe u çua. Ministri i Punëve të Brendshme ka qenë i interesuar për me bashkëpunua me Rugovën. Kurse Tuxhmani ishte oficer jugosllav dhe themelues i klubit të futbollit Partizani, i cili ka qenë klub i ushtrisë. Aty ushtarët kanë luajtur. Tash një oficer ushtarak i atij niveli nuk i donë shqiptarët, se urrejtja ndaj shqiptarëve ka qenë e madhe prej luftës së Shaban Polluzhes dhe prej shumë kryengritjeve”, potencon ai.

Rexhaj flet edhe për shkuarjen e tij te Izet Begoviqi.

“Një shok i imi që kom punu me të u zgjodh ministër i Punëve të Brendshme të Bosnjës dhe biznesmen shumë i fortë”.

“Pas takimeve me Rugovën shtetet perëndimore na kanë garantuar se na mbrojnë dhe amerikanet e kanë majtë fjalën. Evropa dhe Amerika na ndihmojnë dhe pa ekonomi gjermane na nuk mundemi me u bë shtet ekonomik. Amerika e përkrah gjithmonë vullnetin e popullit të Kosovës dhe na vonë e kemi marrë vesh se Amerika mundet me luftua me krejt botën dhe me fitua luftën”, ka treguar ai.

Ndryshe, ish kryetari i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në vitin 1992, atëherë 46 vjeçar, kishte dhënë një intervistë ekskluzive për magazinën më të madhe të Europës, Der Spiegel, ku kishte folur për situatën e tensionuar në Kosovë, asokohe akoma e panjohur ndërkombëtarisht, për rrezikun e eskalimit të situatës, për dhunën e madhe nga Serbia dhe për shumë zhvillime të tjera.

Në këtë intervistë Rugova ishte pyetur se, a do të kthehet Kosova në betejë të ardhshme të Ballkanit?

“Ushtria Jugosllave është e dërmuar pas disfatës së rëndë në Slloveni, duke dashur që këtë ta mbulojë me ndonjë luftë tjetër. Udhëheqësi serb, Sllobodan Milosheviq është i pasigurtë, shtuar kjo edhe pas sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Nëse ai do të vendoste intervenim ushtarak kundër Kosovës, atëherë nuk do të ishte çudi nëse edhe OKB-ja do të ndërhynte ushtarakisht. Personalisht do kërkoja ndihmë ushtarake nga jashtë, nëse Serbia e kërcënon Kosovën”, kishte deklaruar Rugova.

Kurse në pyetjen e radhës se presidenti kroat, Tuxhman, ka kërkuar disa herë që shqiptarët të hapin frontin e jugut kundër Serbisë. A jeni tërhequr ju nga ky front?

Rrugova përgjigjet: “Indirekt Po. Neve shpesh na është kërkuar të mbështesim politikën pasive të rezistencës gandiane. Fatkeqësisht koalicioni mes sllovenëve, kroatëve dhe shqiptarëve është shembur. Gati një vit unë s’kam kontakte me Zagrebin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat