Deputeti i LDK-së: LDK-ja ka provuar më herët koalicionet parazgjedhore nga të cilat nuk ka fituar shumë - Bota Sot
Deputeti i LDK-së: LDK-ja ka provuar më herët koalicionet parazgjedhore nga të cilat nuk ka fituar shumë

Politika

Deputeti i LDK-së: LDK-ja ka provuar më herët koalicionet parazgjedhore nga të cilat nuk ka fituar shumë

Nga: D. B. Më: 19 korrik 2019 Në ora: 15:33
Imet Rrahmani

LDK-ja ka shqyrtuar të gjitha opsionet në mënyrë që të shkaktojë ndryshime në qeverisje, ndryshime këto që disa po i shohin të mundshme përmes një bashkimi të opozitës aktuale në një koalicion parazgjedhor.

Kështu ka vlerësuar deputeti i LDK-së, Imet Rrahmani i cili për “Bota sot” ka thënë se LDK-ja ka provuar më herët koalicionet parazgjedhore nga të cilat nuk ka fituar shumë.

“Pra mendoj se për neve si LDK, më e rëndësishme është të mbyllet me sukses procesi zgjedhor dhe të punohet në të gjitha variantat që trendi në rritje të besimit qytetar të shndërrohet në votë. Se cila është rruga më e mirë, do të vendosin organet e partisë. Por një gjë është e sigurte, se edhe një herë po vërtetohet se LDK është forca më konsistencë dhe besueshmëri politike si në vend ashtu edhe në raport me partner”, ka thënë deputeti Imet Rrahmani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...