Zbulohet taktika Ruso-Serbo për tensionimin e Ballkanit - Bota Sot
Zbulohet taktika Ruso-Serbo për tensionimin e Ballkanit

Politika

Zbulohet taktika Ruso-Serbo për tensionimin e Ballkanit

Nga: A.M. Më: 31 korrik 2019 Në ora: 23:18
Kontingjenti i fundit i mjeteve ushtarake, 10 autoblinda të tipit BRDM -2, të cilat Rusia ia dhuroi Serbisë.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar furnizimin e Serbisë me armatim të rënd nga Rusia, për këtë  ka thënë se është taktikë për të krijuar tensione në rajonin e Ballkanit.

“Mendoj se kjo është taktikë e Rusisë dhe e Serbisë për të krijuar tensione në rajonin e Ballkanit, dhe për ta paraqitur Serbinë përmes forcës ushtarake si një faktor i rëndësishëm në Ballkan që mund ta sfidoj paqen dhe sigurinë, sidomos me anëtarësimin e shumicës së vendeve të rajonit në NATO”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se Serbia po shndërrohet në “Kalin e Trojës” për Rusinë dhe interesat e saja gjeo-politike dhe gjeo-strategjike në Ballkan.

Image
Nexhat Haziri

“Pra e rrethuar me anëtarë të NATO-s, Serbia po mundohet ti tregoj “muskujt e saj”, por në realitet po shndërrohet në “Kalin e Trojës” për Rusinë dhe interesat e saja gjeo-politike dhe gjeo-strategjike në Ballkan. Dhe natyrisht se kjo strategji e Rusisë që përmes Serbisë , do të mundohet për të krijuar tensione të reja në Ballkan, paraqet rrezik edhe për Kosovën , por edhe për Ballkanin në tërësi, sidomos për dy shtete si Bosnja Hercegovina dhe Mali I Zi”, ka deklaruar Haziri për “Bota sot”.

Në fund, ai beson se BE-ja dhe NATO, po i monitorojnë shumë seriozisht veprimet e fundit të Rusisë dhe Serbisë, në mënyrë që të përgjigjën në çdo kërcënim që vijnë nga Rusia dhe Serbia.

“Megjithatë unë besoj se BE-ja dhe NATO, po i monitorojnë shumë seriozisht veprimet e fundit të Rusisë dhe Serbisë, për t’iu përgjigjur çdo sfide që kërcënon stabilitetin politik dhe të sigurisë në rajon, pasi pasojat e një destabiliteti të Ballkanit i ndiejnë edhe vet BE-ja, por edhe NATO”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...