Vijnë kritika të ashpra ndaj Qeverisë në largim: Përmbushi synimet e strukturave të fshehta serbe

Politika

Vijnë kritika të ashpra ndaj Qeverisë në largim: Përmbushi synimet e strukturave të fshehta serbe

Nga: D. B. Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 12:18
Qeveria Haradinaj

Nuk ka kaluar shumë kohë që kur ish-Kryeministri Ramush Haradinaj dha premtimin e fundit për viza, që sipas tij do të liberalizohen në dhjetor.

Premtime për viza dha shumë deri tani, or asnjëherë nuk ia qëlloi.

Nga ana tjetër, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova po thotë se ky është një proces i ndërlikuar, dhe se shteti duhet të bëjë më shumë përpjekje për sundim të ligjit, migrim dhe siguri.

Analisti politik Xhevat Meha, çështjen e liberalizimit të vizave nuk e  sheh të ndarë, nga procesi i përafrimit të Kosovës me BE-në.

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se në procesin e përafrimit të Kosovës, BE-ja me politikat e veta, ka qenë tepër e ngurtë ndaj Kosovës dhe nuk ka kryer as afër pjesën e vet të punës.

“Në çështjen e liberalizimit mund të ketë segmente brenda BE-së që reflektojnë ngurtësinë e BE-së, karshi Kosovës por realisht liberalizimi po të ndodhte deri tani. Por edhe tani do të ishte i dëmshëm për Kosovë, dhe lind pyetja se përse kjo? Përgjigja është zbrazja e Kosovës, përderisa qeverisja e deritanishme ka përmbushur synimet e strukturave të fshehta serbe, që Kosova të mos shihet as edhe nga një i ri ose e re, e vetme si vend ku dëshirojnë të ndërtojnë të ardhmen e vet, zgjidhja e vetme për të rinjtë është ikja nga Kosova”, ka thënë analisti politik Xhevat Meha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat