Analisti nga Shqipëria tregon emocionet e shqiptarëve kur NATO çliroi Kosovën nga “kthetrat” e Millosheviqit

Politika

Analisti nga Shqipëria tregon emocionet e shqiptarëve kur NATO çliroi Kosovën nga “kthetrat” e Millosheviqit

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:04
Çlirimi i Kosovës

Analisti politikë, Ilir Vata, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se shqiptarët u përlotën kur panë Kosovën të vinte si një trupë e NATO-s në Shqipëri, krahasuar më vitin 1999 kur dëboheshin nga Sllobodan Millosheviq, thjeshtë emocionuese.

“U përlotën shqiptarët kur autokolonën e FSK hyri në rrugën e kombit. Asgjë nuk mund ta ndaj Shqipërinë e Kosovën, është lidhje gjenetike, është një gjak, një flamur, një komb, një kullë në një çatie e madhe shqiptare. Një ditë zije pamë vëllezërit kosovarë që mbërritën të parët më një kolonë ushtarake me specialistë dhe ndihma dhe solidariteti vazhdon. Ishte emocionuese, shqiptarët u përlotën kur panë Kosovën të vinte si një trupë e NATO-s në Shqipëri, krahasuar më vitin 1999 kur dëboheshin nga Sllobodan Millosheviqi, thjeshtë emocionuese”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se as politika, as politikanë nuk mund të shënojnë të çara mes dy popujve dhe politikanët ikin e vijnë, shqiptarët aty janë të lidhur prej gjakut, gjuhës flamurit.

Image
Ilir Vata

“Shteti i Kosovës u ngritë në këmbë sepse gjysma tjetër u përfshi nga fatkeqësia e 26 nëntori, tërmeti me magnitudë 6.4 rihter që shënojë mbi 40 viktima dhe mbi 600 të lënduar, shkatërrime të banesave, një tragjedi të vërtetë. Nuk mundet që njëra kokë e shqipes të godas kokën tjetër, kështu na ka përcaktuar historia, një “shqipe me dy koka” dhe kështu është Shqipëria dhe Kosova, një e vetme në aspektin kombëtare, ose në miniaturë dy vëllezër që historia na ndau, por jo më.

As politika, as politikanë nuk mund të shënojnë të çara mes dy popujve. Politikanët ikin e vijnë, shqiptarët aty janë të lidhur prej gjakut, gjuhës flamurit”, ka potencuar Vata për “Bota sot”.

Politika e muajve të fundit solli dhe papërgjegjshmëri, sepse Kosova hyri në një kohë elektorale, po ashtu dhe Shqipëria vazhdon të kalojë një krizë politikë në aspektin e mosfunksionimit si duhet të balancës së pushtetit dhe të opozitës dhe situata vazhdon.

Në këtë kontekst, politikanë sulmuan njëri tjetrin për kredo politikë, për të tërhequr elektorat dhe kjo situatë mund të përsërite.

Ka ngjashmëri tërmeti që vazhdon të lëkundë tokën dhe politika që nga tundimi vjellë dhe të pavërteta, në këtë senc asgjë nuk duhet marrë parasysh nga ato që u thanë.

Politikanët shqiptarë pavarësisht mëkateve, janë të qartë në vizionin e tyre rruga evropiane dhe partneritet strategjik me SHBA, bashkëpunim rajonal dhe heqja e barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo udhë është e ndriçuar mirë të shqiptarët dhe politikanët e tyre dhe askush nuk mund t’i ndal.

Nuk ka rëndësi se si ata komunikojnë, hakërrehen apo akuzojnë njëri tjetrin, se fundja i përkasin politikës së vjetër, por rëndësi ka që shinat e udhërrëfyese të progresit dhe të bashkëpunimit reciprok të jenë në nivelin e duhur dhe mendoj se dy shtete, Kosova dhe Shqipëria tashmë janë në një ditë si kurrë më mirë më parë, kurrë me afër se çdo herë dhe këtë e tregoi solidariteti i Kosovës për Shqipërinë në këtë ditë të madhe fatkeqësie. Thjeshtë ne jemi një, dhe krenarë për Kosovë dhe solidaritetin e saj në këto ditë të vështira vëllazërore”, ka thënë Vata për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat