Arrestimi dhe konfiskimi i pasurisë, zhveshë politikanët e korruptuar

Politika

Arrestimi dhe konfiskimi i pasurisë, zhveshë politikanët e korruptuar

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 15 dhjetor 2019 Në ora: 14:35
Ilustrim/Bota sot

Në Kosovë pasurimi i politikanëve tanë është një problem serioz. Pasuria e tyre është marramendëse, ata u pasuruan shumë shpejt sa që më nuk ia dinë fundin.

Analistët kanë vlerësuar se gjithë ky pasurim i politikës tonë është nga paslufta dhe vazhdon të jetë edhe sot. Deri më tani nuk është bërë asgjë në këtë drejtim. Të gjithë presin nga qeveria e ardhshme për konfiskimin e pasurisë së paligjshme dhe për hartimin e ligjit anti-mafia.

Burjani: Pa konfiskim s’ka shtet juridik

Blerim Burjani njohës i çështjeve juridike dhe politike në vend thotë se, kjo duhet të ndodh patjetër në vend.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij në Kosovë ka një anarki të madhe dhe një pasurim të pabazë të shumë njerëzve që thonë se merren me politik, kemi telashe të mëdha për të arritur që të gjithë personat përfitues të djersës së popullit të gjykohen dhe të konfiskohet pasuria e tyre, sa do e dhimbshme që është herët a vonë duhet të shpronësohen pasurit të paligjshme.

“Plotë njerëz në mënyrë jo meritore pabazë kanë marr poste publike dhe kanë marr paga marramendëse, ka pas sekretar në shërbimin civil që nuk ka pas fakultet të kryer dhe ka ushtruar poste të larta, pasurimi pabazë është institucionalizuar pa konfiskim të pasurive të pabazë, nuk ka shtet juridik dhe nuk ka respektim të ekonomisë së tregut dhe të drejtave të njeriut”, thekson Burjani.

Ai tutje shprehet se kjo qeveri patjetër duhet të mbledh fakte për të gjithë ata pa marrë parasysh në cilën parti të jenë për të denoncuar në prokurori të gjithë keqbërësit e qeverisjes , në  standardet e BE pozita jo meritore siç ka në Kosovë ambasador që janë matematikant, përkthyes , agronom të gjitha pozitat  e  tilla emërtohen si korrupsion dhe keqpërdorim i parasë publike.

“Kjo qeveri e re që pritet të bëhet duhet të pastroi shtetin nga korrupsioni i formave të shumta”, përfundoi Burjani.

Krasniqi kërkon arrestime të larta dhe konfiskim të pasurisë

Kurse, analisti Faik Krasniqi thotë që pas përfundimit të luftës politika dhe drejtësia kanë lidhur një pakt. Ne nuk ju ngacmojmë juve, dhe as ju s'na ngacmoni neve.

Sipas tij ky pakt ka pasur efekt në zhvillimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Kosova e ngulfatur në krim të organizuar dhe korrupsion, kurse në anën tjetër s'kemi asnjë politikan të burgosur për këto krime. Jo që nuk është bërë asgjë, por nga kjo klasë politike dhe këta gjykatës dhe prokurorë është vështirë të luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, e aq më pak konfiskimi i pasurisë kur e dimë që këta janë Alfa dhe Omega e krimit ekonomik dhe politik në Kosovë”.

Image
Faik Krasniqi

Ai thekson se nga Qeveria e ardhshme ka shumë pritshmëri.

“Janë dhënë premtime të mëdha. Nuk mjafton hartimi i ligjit anti-mafia. Për këto dy dekada kemi pasur me dhjetëra agjensione për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin, por këto dukuri vetëm sa janë sforcuar akoma më shumë nga politika dhe parapolitika. Mjafton që ta pastrojnë sistemin e drejtësisë, dhe pastaj besoj që mund të shohim rezultate konkrete. Në mënyrë që shteti të ec në binarët e duhur, duhet me dhjetëra arrestime të nivelit të lartë. Por edhe konfiskim të pasurisë, brenda dhe jashtë vendit”, shprehet Krasniqi.

Kërkohet reformë e plotë dhe rrënjësore e sistemit të drejtësisë

Në anën tjetër, Leon Duhanaj thotë se Kosova, që nga paslufta, është shndërruar në oazë të krimit ekonomik, përkatësisht pastrimit të parave.

Si pasojë e kësaj gjendje, janë dëmtuar procese të tëra në sistemin ekonomik.

Image
Leon Duhanaj

“Janë shkatërruar me mijëra biznese të mirëfillta, si pasojë e pamundësisë së operimit në treg, shkaku i konkurrencës së pabarabartë (pastrimit të parasë). Edhe pse ka patur në vazhdimësi akuza zyrtare dhe jozyrtare, ndaj abuzuesve të ndryshëm, nuk mund të konfirmohet ndonjë përqindje r përfillshme  e sanksionimit, përkatësisht sekuestrimit të pasurisë së paligjshme”, potencon Duhanaj.

Sipas tij edhe nëse ka patur ndonjë rast sekuestrimi, kjo ka ndodhur tek individët të cilët nuk kanë qenë pjesë e ndonjë klani, partie apo të ngjashme, por kanë qenë individ të pafuqishëm në jetën publike.

“Për të ndodhur një zbatim i plotë i ligjshmërisë, përkatësisht ndëshkueshmërisë dhe sekuestrimit, së pari kërkohet reformë e plotë dhe rrënjësore e sistemit të drejtësisë. Nuk mund të ndodhin sanksione dhe sekuestrime, pa një sistem të pavarur të drejtësisë dhe të sigurisë”, përfundon Duhanaj.

Tutje thekson se këndej hapi i parë, duhet të ndodhë Vetingu e pastaj hap pas hapi.

Ai shprehet i bindur se ditë me të mira do vinë dhe po vinë, por që kërkojnë kohë, angazhim dhe durim.

Ndryshe, është kërkuar disa herë që të miratohet ligji anti-mafia. Qeveria në ardhje ka premtuar qe do të arrestoj dhe konfiskoj të gjithë pasuritë që janë të paligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat