“Nëse nuk arrihet koalicion VV-LDK humb Kosova, Vjosa përfaqëson LDK-në më shumë se Agim Veliu” - Bota Sot
“Nëse nuk arrihet koalicion VV-LDK humb Kosova, Vjosa përfaqëson LDK-në më shumë se Agim Veliu”

Politika

“Nëse nuk arrihet koalicion VV-LDK humb Kosova, Vjosa përfaqëson LDK-në më shumë se Agim Veliu”

Nga: D.B Më: 21 janar 2020 Në ora: 15:39
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Problemet e mëdha të grumbulluara  vite më parë  në Kosovë, të natyrës ekonomike, e sociale, mbeten sfidë e pa përballueshme për dyshen VV dhe LDK, si dhe  kërkesat shumë të natyrshme të reformave në organet e drejtësisë.

Nëse nuk arrihet koalicion VV-LDK, atëherë më së shumti do të humb Kosova, e cila synonte në ndryshime.

Andaj një koalicion i tillë është i nevojshëm, gjë të cilën e dëshiron edhe Vjosa Osmani. Megjithatë siç duket LVV-ja  po përpiqet ta përçaj LDK-në, duke e përdorur edhe Vjosa Osmanin në këtë rast.

Analisti politik Faton Mehmeti duke folur rreth kësaj çështje ka thënë se në LDK janë dy rryma kryesore, apo dy gjenerata me mentalitet dhe koncept tjetër politike.

Ai në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në njërën anë, është krahu i Agim Veliut, dhe në anën tjetër krahu i Vjosa Osmanit, e cila është më e afërt me VV-në.

“E them këtë sepse VV po e përdor këtë për të bërë presion tek garda e vjetër brenda LDK që të arrijnë koalicion sipas ofertës se tyre, dhe me këtë po përdorin dhe Vjosën dhe disa të tjerë. Derisa momentalisht VV është e bashkuar rreth që qëndrimeve të saj, në anën tjetër këtë gjë nuk e ka aktualisht LDK. Gjithsesi duhet kujtuar se LDK-ja, votat i ka marr ne emër te Vjoses, dhe ajo duhet të jetë në krye të negociatave me VV-sje, e jo Agim Veliu e soji i tij, e të cilët nuk përfaqësojnë elektoratin e LDK. Gjithsesi besoj se nëse nuk arrihet koalicion VV-LDK më së shumti humb Kosova, e cila synonte në ndryshime, andaj një koalicion i tillë është i nevojshëm, gjë të cilën e dëshiron dhe Vjosa”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat