Kërkohet shfuqizimi i pagave për ish ministrat e zëvendësministrat

Politika

Kërkohet shfuqizimi i pagave për ish ministrat e zëvendësministrat

Nga: A.M. Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 21:52
Ish qeveria e Kosoves

Edhe pse më nuk janë pjesë të qeverisë,  ish-ministrat e ish-zëvendësministrat do të paguhen për një kohë të caktuar nga Qeveria e Kosovës. Kjo fal një ligjit i cili është në fuqi nga viti 2015.

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Islam Krasniqi në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se kryeministri Kurti është dashur të bëjë edhe shfuqizimin e këtij ligji.

“Sot kryeministri Kurti është dashur për të shfuqizuar edhe këtë vendim me arsyetimin së Ministrat edhe zëvendësministrat janë të barabartë para Ligjit, pse të kenë benifite pas mbarimit të mandatit, kur një gjë të tillë nuk e kanë qytetarët”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka përmendur edhe punën e kryeministri Kurti duke përmendur edhe vendimin për shfuqizimin e ligjit për paga.

“Kryeministri qysh javën e parë të mandatit filloi realizimin e projektit që premtoi gjatë fushatës, duke e shfuqizuar një vendim i cili ishte i kundërligjshme dhe që ishte konflikt interesi, por që lakmia e Kushtetueses e shtrembëroi drejtësinë, e që sot z.Kurti i uli pagën vetit 100% dhe stafit të tij”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai shpreson se do të vijë një ditë kur do të shfuqizohen këtë benificionet dhe mëditjet për ish ministrat e zëvendësministrat.

“Shpresojmë së në ditët në vazhdim do të ketë veprime edhe në këtë drejtim duke iu hequr këto benificionet dhe mëditjet  pasi që maksimumi i lartësia së pagës dhe minimumi kanë dallime të mëdha!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat