Vendimet e qeverisë Kurti, analisti tregon se “ku po i dhemb” opozitës

Politika

Vendimet e qeverisë Kurti, analisti tregon se “ku po i dhemb” opozitës

Nga: A.M. Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 12:37
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës që nga fillimi i punës së saj, ka filluar duke i rishqyrtuar vendimet e qeverisë së kaluar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë vendim që të zvogëloj pagën e tij.

Kurse, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur në fillim të javës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkarkuar e Bordin e Telekomit, si dhe ka bërë shkarkimin e sekretarëve të Ministrive. 

Më pas, ministri i punëve të jashtme, Glauk Konjufca, ka shkarkuar 14 konsuj nëpër ambasada të Kosovës në vende të ndryshme të botës.

Ndërkaq, Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.

Lidhur më këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, njohësi i çështjeve politike, Faton Mehemti, ka deklaruar se shkarkimet janë parakusht për të ç`kapur shtetin të mbytur nga injoranca dhe paaftësia.

“Pra, kusht për të vendosur rregull, dhe standarde të mirëfillta, si dhe për të c`kapur shtetin është të niset çdo gjë nga zero. Kështu që, shkarkimet janë parakusht për të ç`kapur shtetin të mbytur nga injoranca dhe paaftësia. Prandaj, është krejtësisht e natyrshme dhe e duhur që qeveria të shkarkoj bordet, aty ku është bërë maskarada e uzurpimit të vendeve kyqe nga njerëz të lidhur me politikën, ndonëse pa asnjë aftësi dhe rezultat”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër,  ai ka përmendur edhe kritikat e opozitës, por shpreson që  të mos të kemi vetëm ndërrim emrash, por ndryshim koncepti duke vendosur njerëz të duhur në pozita të duhura

“Edhe pse opozita e kritikon, pasi po i shkulën rrënjët e kapjes së shteti, veprimet e qeverisë janë të duhura dhe konform asaj që ata kanë proklamuar: të çlirohet shteti nga paaftësia, militantizmi dhe uzurpimi. Megjithatë, pas shkarkimeve, është me rëndësi të të shohim e emërimet si do të jenë, a do të jenë të njerëz kredibil, profesionistë, apo vetëm do të kemi ndërrim emrash. Shpresoj se mos të kemi vetëm ndërrim emrash, por ndryshim koncepti duke vendosur njerëz të duhur në pozita të duhura”, ka përfunduar Mehemti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat