Krasniqi: Qeveria Hoti u gjunjëzua  para Listës Serbe

Politika

Krasniqi: Qeveria Hoti u gjunjëzua  para Listës Serbe

Nga: A.M. Më: 7 qershor 2020 Në ora: 14:53
Qeveria Hoti

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se pazaret politike të atyre që nuk hipën në peshore me 6 tetor lanë jashtë lojë kandidatët më të votuar në zgjedhje duke marrë ju marrë nga dora  timonin drejtues të shtetit në mënyrë të kundërligjshme.

“Qeveria e re erdhi si rezultat i kalkulimeve politike të atyre që përmbysën  rezultatin zgjedhor, duke rrëmbyer trofeun të cilin e humben me 6 tetor. Më formimin e qeverisë së re u përmbysë vullneti i sovranit, u shkel vullneti i popullit, ku të gjithë humbësit u bashkuan për ti mposhtur fituesit. Pazaret politike të atyre që nuk hipën në peshore me 6 tetor lanë jashtë lojë kandidatët më të votuar në zgjedhje duke marrë ju marrë nga dora  timonin drejtues të shtetit në mënyrë të kundërligjshme”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shkruar se përfshirja e Lista Serbe në qeverinë Hoti tregon paaftësinë e kësaj qeverie.

“Lista serbe në këtë qeveri po tregon një fuqi të madhe politike e cila në këtë qeveri mori çdo gjë që kërkojë duke e hendikepuar qeverinë Hoti dhe duk ja pamundësuar çdo proces që shkon në të mirë të vendit. Kjo përfshirje e Lista Serbe në qeverinë Hoti tregon paaftësinë e kësaj qeverie e cila nga një qeveri që la jashtë loje Listën Serbe kaloj në një qeveri e cila ju gjunjëzua atyre”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat