Qeveria Hoti hesht lidhur me zgjedhjet serbe në Kosovë, njohësi i çështjeve juridike: Zgjedhjet edhe në Podujevë duhet të mbahen sa më parë

Politika

Qeveria Hoti hesht lidhur me zgjedhjet serbe në Kosovë, njohësi i çështjeve juridike: Zgjedhjet edhe në Podujevë duhet të mbahen sa më parë

Nga: N. H Më: 23 qershor 2020 Në ora: 22:50
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Përkundër që në Kosovë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, është shtyrë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë në dy komuna të saj, në Podujevë dhe në Mitrovicën e Veriut, autoritetet e Kosovës, kanë lejuar ditë më parë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në mjediset me shumicë serbe në Kosovë.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetën “Bota sot”, ka bërë me dije se zgjedhjet në Komunën e Podujevës duhet të mbahen sa më parë.

Sipas tij, zvarritja e zgjedhjeve në Podujevë, tashmë nuk e ka asnjë kuptim.

“Zgjedhjet në Komunën e Podujevës duhet të mbahen sa më parë, nuk duhet të ketë fushata publike, por kryesisht mund të jenë mediale, mjafton që kandidatët të kenë hapësirën e ballafaqimit përmes debatit publik nëpër media. Zvarritja e zgjedhjeve në Podujevë nuk ka më kuptim. E dyta Veriu është problem në vete, ata asnjëherë, pra serbët kurrë nuk i kanë funksionalizuar zgjedhjet e tyre që nga viti i kaluar”, ka thënë Burjani.

Tutje, ai thekson se Lista Serbe bashkë me presidentin e Serbisë janë përgjegjësit kryesor pse në Kosovën e Veriut nuk ka pushtet efektivë lokal.

“Nuk dihet se sa ka arsye në ketë mënyrë të ketë zgjedhje kur Lista Serbe nuk themelon institucione, por marrin pjesë në garë e jo të dhe mbeten ashtu boshe. Kosova duhet të merret me seriozisht me veriun, ose respektim të zgjidhjeve ose gjetjen e një rrugëdalje tjetër. Lista serbe atje bashkë me Vuçiqin janë përgjegjësit kryesor pse atje nuk ka pushtet efektivë lokal”, ka thënë në fund, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut është kompetencë e presidentit të Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat