Profesor Mehazi me “goditje” të re për Thaçin, Hotin e Hysenin: Ja pse po duan marrëveshje të shpejt me Serbinë

Politika

Profesor Mehazi me “goditje” të re për Thaçin, Hotin e Hysenin: Ja pse po duan marrëveshje të shpejt me Serbinë

Nga: D.B. Më: 29 korrik 2020 Në ora: 17:55
Foto Ilustrim

Situata në Kosovë çdo ditë po bëhet më e paqartë e me shumë kundërshtime dialoguese me Serbinë. Kjo për faktin se sa më shumë që përmendet dialogu, aq më shumë shtohen kundërthëniet e inatet politike si nga pala serbe, ashtu edhe nga pala e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se është e paqartë çfarë thotë kryeministri Hoti.

Image
Sulejman Mehazi

“Në njërën anë, kryeministri i Kosovës thotë se marrëveshja me Serbinë do të sigurojë njohjen përfundimtare të pavarësisë së Kosovës, e në anën tjetër, Vuçiqi thotë se, "Nëse na kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës, unë nuk do ta nënshkruaj diçka të tillë”, pra, a mund të ketë dialog? Kujt tash duhet t'i besojmë Hotit, apo Vuçiqit? Por ende më shëmtuese e ofenduese është deklarata e Gjuriqit, i cili për shkak armëve të furnizuara të ushtrisë së Kosovës nga Gjermania e SHBA-të ngre zërin fashizoid e luftënxitës duke ju thënë gjermaneve e amerikaneve se te shqiptarët e Kosovës duhet të "dërgoni libra sesa armë". Pronocimet decide e të ashpra të Vuçiqit dhe Gjuriqit na bëjnë me dije se dialogu me Serbinë është i pamundur e do jetë i pa sukseshëm, se optimizmi i Avdullah Hotit , Skender Hyseni dhe Hashim Thaçit për njohjen e Serbisë janë mashtrime e asgjë me shumë”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai ka thënë se nuk është e rastësishme armatosja e Kosovës nga Gjermania e SHBA-ja, pasi rruga dykahëshe e dialogut me Serbinë çon drejt luftës së armatosur të dy shteteve.

“Ne ende nuk e dimë se nga vjen ky optimizëm i tepruar i Hotit, Hysenit e Thaçit për njohjen e shpejtë e përfundimtare të Serbisë, kur Vuçiqi e qeveria serbe assesi nuk e kanë ndërmend ta njohin pavarësinë e Kosovës pa mos marrë një pjesë të territorit të saj. Apo ndoshta ky optimizëm i palës trinome Hoti, Hyseni e Thaçi është për një marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin për ndarjen e Mitrovicës se Veriut e gjetiu”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat