Çfarë sjellë për Kosovën iniciativa e Këshillit Atlantik?

Politika

Çfarë sjellë për Kosovën iniciativa e Këshillit Atlantik?

Nga: A.SH Më: 30 korrik 2020 Në ora: 12:18
Abdullah Hoti

Dje është mbajtur takimi i Këshillit Atlantik në të cilën kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky takim qëllim kryesor ka pasur, arritjen e marrëveshjeve për çështje praktike dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të regjionit, ashtu që të ndihmohet regjioni në situatën e krizës së virusit sikurse edhe për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, iniciativa e Këshillit Atlantik, ku rajoni po përballet me probleme politike dhe ekonomike, është një mundësi e mirë për t’i zbutur raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Çdo iniciativë për avancim rajonal është e mirëseardhur dhe në këtë rast edhe iniciativa e Këshillit Atlantik është një përpjekje e nevojshme për rajonin për faktin që si gjithë bota rajoni është duke u përballur me pandeminë covid 19 njëherit kemi një polarizim politik në rajon me theks të veçantë Kosovë- Serbi pra rajoni përballet me probleme politike dhe ekonomike kështu që një iniciativë e tillë do i zbutë raportet politike e cila do ndikoj në të gjitha rrafshet tjera”, ka thënë Kadriaj.

Image
Mustafë Kadriaj

 

Sipas tij, iniciativa është e mirëseardhur sepse u ngritën tema cilësore në funksion të lehtësimit të gjendjes aktuale me pandemi.

“Pra është një iniciativë e mirëseardhur duke shpresuar që do ngritën tema cilësore në funksion të lehtësimit të gjendjes aktuale me pandemi dhe me problemet politike në rajon duke shpresuar që do koordinohen për të kërkuar ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare për të përkrahur financiarisht ekonomitë e vendeve të rajonit për rimëkëmbjen e ekonomisë”.

Më tej shton se, kjo iniciativë ka për qëllim përmirësimin dhe lehtësimin e ekonomive të rajonit.

“Si përfundim e rëndësishme është që nga takimi të dalin rekomandime dhe iniciativa që do ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e ekonomive të rajonit ndërsa për cilësinë e pjesëmarrjes vendosin shtetet si do përfaqësohen në nivel presidencial apo kryeministër por e rëndësishme është që të ketë një përfaqësim dinjitoz në nivel të shteteve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat