Ish zyrtari i LDK-së: Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj nuk votuan Hashimin-president, dhe kështu e pësuan - Bota Sot
Ish zyrtari i LDK-së: Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj nuk votuan Hashimin-president, dhe kështu e pësuan

Politika

Ish zyrtari i LDK-së: Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj nuk votuan Hashimin-president, dhe kështu e pësuan

Nga: H.O. Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:10
Shpejtim Bulliqi/ Adem Salihaj

Ish zyrtari i LDK-së në mërgatë dhe publicisti Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot”, thotë se është për keqardhje se të gjitha marrëveshjet konspirative, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ia faturon strukturave të LDK-së.

Sipas tij, ata që kundërshtojnë kryetarin Mustafa pësojnë nga ai dhe klani i tij.

“Është për keqardhje se klani Mustafa të gjitha marrëveshjet konspirative, ia faturon strukturave të partisë, LDK-së. Në fakt, për gjithçka vendosë rrethi vicioz i kryetarit. Kur pyesim kuadrot e LDK-së, pse heshtin për dallaveret klanore, ata gjegjën se nuk na pyet askush për asgjë. Klani po forcohet me klanorë të rinj karrieristë e arrivistë. Aktivizimi i tyre destruktiv, në mbështetje të klanit të stazhionuar, po shpërblehet me poste, duke shpërfillur strukturat e partisë. Kuadrot në përgjithësi, kryetarët e Degëve të LDK-së, në veçanti, ankohen, në surdinë, se janë në hall të madh, ngaqë anëtarësia është, thellësisht, e zhgënjyer me akrobacirat e klanit Mustafa. Për çdo kundërshti  të kuadrove, fillon "gjuetia e shtrigave". Shpejtim Bulliqi dhe Adem Salihaj nuk votuan Hashimin-president dhe e pësuan nga kryetari Isë me klanin e tij. Kryetari i Degës të LDK-së në Ferizaj, për humbjen e komunës atje, fajësoi se "anashkalimi i Salihaj, ishte defekt ndikues në elektorat", vlerëson Zeqiraj.

Ai tutje thotë se ‘në Lidhjen Demokratike është krijuar bindja se klani Mustafa nuk merakoset për rrjedhjet në anëtarësi. Ai mjaftohet, qoftë edhe me kalimin e pragut zgjdhor, për t`u bërë bisht i PDK-së në pushtet’.

“Pëndryshe, një LDK-e emërmirë, luftë-bërëse e shtet-ndërtuese, pa afera të krimit vrastar apo të hajnive galopante zyrtare, me anëtarësi të edukuar dhe kuadro të shkolluar, të cilët po shquhen si në drejtimin e institucioneve, ministrive e drejtorive, gjithësesi duhej të vihej, madje, meritueshëm, në ballë të udhëheqjes të Kosovës. Shqiptarët dëgjuan fjalimet mençurake të akademikëve-deputetë: Kujtim Shala, Vjosë Osmani, Frashër Demaj, me bashkëpartiakët tjerë, javën e shkuar, për njëfarë ligji "mbrojtës vlerash", të cilët, me arsyetimin logjik, devalvuan zhurmimin vulgar të "komandosëve" profiteer”, vlerëson publicisti Zeqiraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat