Skenari “djallëzor” i Haradinajt, “LDK e njeh mirë logjikën vepruese të krahut të luftës” – kjo pritet të jetë sakrifica e partisë së Mustafës

Politika

Skenari “djallëzor” i Haradinajt, “LDK e njeh mirë logjikën vepruese të krahut të luftës” – kjo pritet të jetë sakrifica e partisë së Mustafës

Nga: N. H Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 10:38
Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj

Në pjesën e parë të bisedës, veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Bajraj, për gazetën “Bota sot”, foli për insistimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Ramush Haradinajt lidhur me pozitën e presidentit, të cilën ai e quan si një dëshirë e pambulesë.

Kurse, në pjesën e dytë të bashkëbisedimit, veprimtari i hershëm, ndalet të flasë edhe për shuarjen e Task-Forcës, e cila në vend ka ngre shqetësime të mëdha.

Për Bajrajn, shuarja e Task-Forcës Antikorrupsion që funksiononte brenda policisë së Kosovës, thotë se erdhi si rezultat pasi kjo e fundit kishte afektuar një kosto të buxhetit të Kosovës dhe kishte përvetësuar kompetenca kushtetuese të sistemit të Drejtësisë.

LEXO EDHE: Ja pse Haradinaj ka shtuar egon për postin e presidentit – lidhet me aktakuzat për Thaçin e Veselin

Ai shton se ky veprim i qeverisë së Hotit kishte irrituar tej mase oligarkët dhe bosët e krimit, dhe me gjasë, veprimtari që vepron në diaspor mendon se këtu është edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, ai ka një parashikim se pozitën e kryeministrit partia e Isa Mustafës do ta jap për pozitën e Presidentit, si një garanci e shtyrjes para të proceseve politike të vendit dhe ruajtjes së stabilitetit politik.

Image
Fatmir Bajraj, veprimtar i LDK-së.

“Task-Forca kishte afektuar një kosto të buxhetit të Kosovës dhe kishte përvetësuar kompetenca kushtetuese të sistemit të Drejtësisë me theks të veçantë, Prokurorisë së Shtetit me ndërhyrjet dhe pengimin e saj, sa herë që kjo e fundit do duhej të ushtronte e pavarur pushtetin e saj kushtetues dhe ligjor. Shuarja e kësaj Task-Force, eliminonte mundësinë e ndikimit agresiv të politikes në sistemin e Drejtësisë, fakt ky që irritojë pamasë oligarkët dhe bosët e krimit të organizuar dhe korrupsionit (peshqit e mëdhenj), me gjasë, në mesin e tyre është edhe Ramush Haradinajn, dhe grupimi i i tij tribal-politik, AAK-ja”, shprehet Bajraj.

Nuk mund të bëhet president i vendit, Ramush Haradinaj?!

Tutje, ai konsideron se i gjithë qëllimi i Haradinajt është egocentrist, shantazhues, hileqar dhe djallëzor fund e krye, ngase sipas tij, me të marr postin e presidentit ky i fundit mund ta përgatit paraprakisht skenarin për rrëzimin e Qeverisë Hoti.

“Qellim dhe pretendimi i Haradinajt, nuk është vetëm egocentrist, por është edhe shantazhues, hileqar dhe djallëzor fund e krye ngase, poqëse do bëhej president me votën e LDK-së, AAK-së, NISMA-s, dhe PDK-së, një votim dhe mbështetje e tillë, do të akordohej paraprakisht me rrëzimin e Qeverisë Hoti me mocion mosbesimi dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme, fakt ky që do dëmtonte LDK-në, dhe natyrisht Kosovën dhe proceset e shtet-ndërtimit dhe integrimeve veri-atlantike”.

“LDK-ja, e njeh dhe e di mirë logjikën dhe filozofinë vepruese të krahut të luftës dhe të LVV-së, kur është në pyetje LDK-ja dhe luftimi i saj në maja të suksesit për vendin, zaten vetëm solucioni i një marrëveshje qeverisëse e cila i siguron LDK-së pozitën e presidentit me një kompromis të dhimbshëm për LDK-në, por të dobishëm e pragmatik për vendin, i cili jep pozitën e kryeministrit për pozitën e Presidentit, mund të jetë garanci e shtyrjes para të proceseve politike të vendit dhe ruaj stabilitetin politik të qeverisjes dhe proceseve komplekse të dialogut dhe integrimeve”, ka theksuar ai.

Bajraj shprehet i bindur se Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe kësaj radhe, do sakrifikojë pozitën e kryeministrit në kompensim të pozitës së presidentit, që të ruaj kohezionin funksional të institucioneve shtetërore.

“LDK do ta sakrifikojë pozitën e kryeministrit në kompensim të pozitës së presidentit, kështu duke arrit edhe një konsensus nacional-qytetarë dhe politiko-partiak në Parlamentin e Kosovës, por e gjithë kjo, kur të arrihet momentumi i cili mund të derivohet nga verdikti i Gjykatës Speciale në lidhje me Presidentin aktual, Hashim Thaçi, ose pas përmbylljes së mandatit nga ana e tij, në prill të vitit të ardhshëm. Deri atëherë, Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Hoti, do ta vazhdojë suksesshëm dhe përgjegjshëm qeverisjen e vendit dhe luftën e pa kompromis ndaj krimi të organizuar dhe korrupsionit, përkundër atyre të cilët bëjnë lojëra politike, pazare politike dhe sabotim të proceseve dhe të vetë dinjitetit të shtetit, sikur rasti makabër i avullimit të thesarit të shtetit nga eksponentë të oligarkisë kriminale të instaluar në kohë në gjithë godinën shtetërore në shtet-kapje dhe recidiv të shtet-kapjes në gjithë sistemin shtetëror, tani e dy dekada”, tha në fund, veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat