Përplasjet e “ashpra” mes LDK-së e AAK-së, flet anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Kjo është e vërteta!

Politika

Përplasjet e “ashpra” mes LDK-së e AAK-së, flet anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së: Kjo është e vërteta!

Nga: N. H Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 22:23
Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hoti, foto nga legjislatura e kaluar

Tash e disa muaj, partnerët e koalicionit qeverisës AAK dhe LDK, kanë pas përplasje mes vete dhe zyrtarëve të tyre.

Nga të dyja palët, kanë thënë se përplasjet kanë ndodhur dhe mund të ndodhin në çdo rast kur ka mospajtime.

Lidhur me përplasjet që po ndodhin në ekzekutiv, ka folur anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se përkundër përplasjeve të fundit, koalicioni është stabil, dhe po vazhdon punën me dinamikë të kënaqshme.

Ferati është i mendimit se të gjitha zhvillimet e fundit janë normale si dhe produktive.

Image
Ilir Ferati

“Sa i përket koalicionit mendoj që në përgjithësi është stabil, puna e qeverisë po vazhdon me dinamikë të kënaqshme, debatet brenda partnerëve konsideroj se janë normale si dhe produktive, poashtu e përmirësojnë punën edhe të kryeministrit Avdullah Hoti, si dhe të partnerëve që udhëheqin me dikasteret e caktuara”, është shprehur Ferati, për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai ka bërë me dije se përgjegjësitë e koalicionit qeverisë janë të ndara, dhe se të dy krahët duhet të jenë të përgjegjshëm në raport me detyrat.

“Përgjegjësitë janë të ndara, dhe mendoj që secili prej nesh si partner duhet të jemi të përgjegjshëm në raport me detyrat që kemi marrë me marrëveshjen e koalicionit”, ka thënë Ferati.

(Intervistën e plotë me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, mund ta lexoni nesër, në versionin online)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat