Mehmeti publikon dy emrat adekuat për President

Politika

Mehmeti publikon dy emrat adekuat për President

Nga: N.Sh Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 16:25
Zyra e Presidentit

Posti i Presidentit po bëhet mollë sherri për partitë politike në Kosovë.

Tash kur kemi një ushtruese detyre e Presidentit, Vjosa Osmani e cila po e ushtron këtë post pasi ish-presidenti Thaçi ka shkuar në Hagë, po rriten apetitet për këtë post.

Deri në mars, nëse Qeveria nuk e gjenë një emër për President, atëherë mund të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ka shumë propozime në këtë kohë që po bëhet për këtë post.

Edhe analisti politik, Faton Mehmeti ka dhënë dy emra që sipas tij, do të jenë adekuat për President.

“Faktikisht, Kosovës i duhet një president apolitikë, një njeri i përgatitur, intelektual, dhe mbi të gjitha të ndjej zërin e popullit. Si asnjëherë më parë, Kosova ka nevojë për president të dinjitetshëm, që i bashkon partitë politike dhe që është garantues i pushteteve dhe moscenimit të Kushtetutës”, thotë Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, njerëz të tillë, jashtë partive kemi, mirëpo nuk beson se partitë politike do të vendosin në krye të shteti dikë apolitikë, meqenëse posti i presidentit do të jetë kyç në përcaktimin e koalicionit të ri qeverisës.

“Kështu që, në këtë mes, është e pamundur, ndonëse e domosdoshme, që Kosova të ketë president apolitikë. Për mendimin tim janë dy personalitete jashtë politikës që do e kishin krye me nderë këtë detyrë, dhe kanë integritet dhe përgatitje, këta dy përsosna janë: Murat Jashari dhe Jusuf Buxhovi, ose njëri ose tjetri, cilido që të ishin do i bënin nder vendit”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat