“Shkatërrimi i bastionit të demokracisë” – analisti tregon arsyet e dështimit të LDK-së në Podujevë

Politika

“Shkatërrimi i bastionit të demokracisë” – analisti tregon arsyet e dështimit të LDK-së në Podujevë

Nga: A.Morina Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudari pas humbjes së zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ka thënë se zgjedhjet në Podujevë i ka fituar Albin Kurti dhe jo Shpejtim Bulliqi. Deklarata e Rudarit, mori mbështetje edhe nga opinionist edhe politikanët tjerë, të cilët thanë se Bulliqi ka fituar fal Kurtit.

Njohësi i çështjeve politike, Skënder Zogaj, në një prononcim për “Bota sot”, tha se reagimet e kësaj natyre ndaj kandidatit të Vetëvendosjes, janë të pa arsyeshme. Zogaj e cilësoi si të shenjtë votën në demokraci dhe të tillë duhet pranuar.

“Reagimet ndaj fitores së kandidatit të Vetëvendosjes, proceduralisht janë të pa arsyeshme, sepse në demokraci vota është e shenjtë dhe, duhet të pranohet e respektohet pa asnjë hezitim”, nënvizoi Zogaj.

Ndër të tjera, ai radhiti edhe arsyet e dështimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas tij, qytetarët e Podujevës e kanë shkatërruar bastionin e demokracisë duke e zëvendësuar me qeverisje tipike ideologjike.

“Për reagime më së paku ka të drejtë Podujeva, e cila duke ra pre e veprimtarisë subverzive që kaherë është infiltruar brenda popullatës dhe, duke shfrytëzuar mungesat ekonomike dhe hallet e sociale të shumta, ka arritur efektin e errësimit të vetëdijes së qytetarëve, të cilët kanë vendosur të shkatërrojnë bastioni e demokracisë duke e këmbyer me një qeverisje tipikr ideologjike”, theksoi Zogaj, përcjell "Bota sot".

Në fund, analisti tha se koha do ta dëshmoj efektin e vendimit të qytetarëve të Podujevës për heqjen nga emblema kryesore e identitetit të tyre ‘shqyes’.

“Mirëpo, ky është verdikti i llapjanëve dhe, koha do të dëshmojë efektin e këtij vendimi, të papërputhën me karakteristikat e traditës demokratike të llapjanëve, që hoqën dorë nga emblema kryesore e identitetit të tyre shqyes! Por, fitorja nuk ka pse përflitet, është e merituar!”, përfundoi Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat