LDK e LVV gati për zgjedhje – si do të zgjidhet Presidenti?

Politika

LDK e LVV gati për zgjedhje – si do të zgjidhet Presidenti?

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Ka një muaj që postin e presidentit të Kosovës, po e ushtron kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, pas dorëheqjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ndërkohë, që partitë politike ende nuk janë afër konsensusit për të zgjedhur dikë në këtë pozitë.

E për këtë kryeministri i vendit Avdullah Hoti ditë më parë, ka paralajmëruar një tryezë që pritet t’i mbledhë të gjitha partitë politike për çështjen e presidentit.

Bunjaku-Rexhepi: LDK e gatshme të shkoj në zgjedhje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë për gazetën “Bota sot”, se sa i përket presidentit, LDK-ja e ka shpallur vullnetin e saj.

Image
Valentina Bunjaku-Rexhepi

“Ne si LDK kemi shpreh vullnetin tonë që të ulemi me partitë e përfaqësuara në Kuvend dhe të diskutojmë për zgjidhjen opcionale. Ju e dini që Kushtetuta e vendit është specifike sa i përket mënyrës se si zgjidhet Presidenti dhe Kuvendi duhet të ketë 80 deputetë prezentë që të zgjedhë presidentin e ri dhe kjo kërkon konsensus thuajse të të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi.

Sipas saj kryeministri Hoti, ka iniciuar një tryezë për konsultime dhe diskutime me të gjitha partitë politike për të parë mundësinë e zgjedhjes së presidentit.

“Mirëpo dihet tanimë që AAK ka një kandidat të propozuar për president dhe deri në tani nuk ka lëvizur nga pozicioni i tyre. Ndërkohë, edhe PDK ka bërë publike qëndrimin e vet së fundi se ata nuk japin vota për presidentin e ri pos nëse kandidati është nga PDK. Ne si LDK jemi të interesuar të gjejmë zgjidhjen e duhur dhe në interes të Kosovës dhe ky qëndrim yni nuk reflekton shmangieje nga zgjedhjet e jashtëzakonshme assesi. Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje kurdo që ato vijnë sepse ne jemi parti institucionaliste dhe zgjedhjet e lira dhe fer i shohim si konsolidim të demokracisë ne vend”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi.

Bajqinovci: Janë vet PDK-LDK-AAK që nuk po pajtohen për presidentin

Kurse deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se rreth këtij takimit janë vet PDK-LDK-AAK të cilat nuk po pajtohen për presidentin.

Sipas tij, të gjitha po e kërkojnë presidentin sipas preferencave te tyre.

Image
Mefail Bajqinovci

“Ata kanë nevojë për tryeza të diskutimit e jo ne si VV. Ne po themi që presidenti nuk i takon askujt. Vendi duhet të shkojë ne zgjedhje, dhe kuvendi i ri të diskutojë për kriteret përcaktuese, për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm - e që do të duhej të ishte unifikues. Propozimet që i kemi dëgjuar deri më tani, së pari janë figura jo unifikuese, e së dyti janë propozime jo kushtetuese, sepse po kërkojnë që presidenti të jetë partiak”, ka thënë deputeti Bajqinovci.

Ai konsideron se është partia e AAK-së ajo e cila me këmbëngulje thotë se ajo tashmë ka kandidatin e saj dhe nuk përkrahë̈ ndonjë̈ tjetër,derisa nga PDK-ja thonë se nuk kanë votë për ndonjë̈ kandidat tjetër pos nga radhës e saja, kurse LDK thotë̈ se ky institucion i takon PDK-së.

“Pra të gjitha subjektet, në përjashtim të LV-së, unitetin për presidentin e radhës po e kushtëzojnë̈ më kandidatin e tyre dhe nuk marrim pjesë”, ka thënë deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci.

Gazeta “Bota sot” ka tentuar të marr përgjigje edhe nga partia PDK, dhe AAK, por asnjëra nuk është përgjigjur rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat