“Rugova shqiptari më i madh pas Skënderbeut”, kjo tmerron Edi Ramën – “me urdhër të Beogradit nuk ia vendos shtatoren në Tiranë”

Politika

“Rugova shqiptari më i madh pas Skënderbeut”, kjo tmerron Edi Ramën – “me urdhër të Beogradit nuk ia vendos shtatoren në Tiranë”

Arnita Zeneli Nga Arnita Zeneli Më 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:00
Ish-presidenti historik Ibrahim Rugova

Me datën 2 të këtij muaji ishte përvjetori i 76-të i lindjes së ish-presidentit te Kosovës, Ibrahim Rugovës. Me këtë rast me kontributet vullnetare të qytetarëve të Shqipërisë kishte përfunduar edhe Shtatorja e tij, e cila do të vendosej në rrugën e Tiranës që mban emrin e tij.

Ai që nuk e lejoi vendosjen e saj në Tiranë, ishte Edi Rama, gjë që konsiderohet si hakmarrje ndaj Presidentit Rugova, të cilin, sipas dokumenteve zyrtare etërit e tij donin ta vrisnin në vitin 1991, vetëm se mbështeti PD-në dhe Sali Berishën.

Edi Rama me këtë rast shpërthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e përmendores së tij në qytetin e Tiranës.

Lidhur me këtë kishte reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili përmes një postimi ka kujtuar përvjetorin e lindjes së Rugovës, ku tha se kryeministri Edi Rama me urdhër të Beogradit po e pengon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë.

“Edi Rama bllokon me urdhër të Beogradit për të pestin vit me radhë vendosjen e shtatores të Ibrahim Rugovës në Tiranë por Ai ka një fole në zemrën, në lirinë e çdo shqiptari!” ka thënë ai.

“Presidenti historik Rugova, është shqiptari ma i madh pas Kastriotit”

Analisti Fatmir Bajraj në një prononcim për “Bota sot”, e ka quajtur vendim të turpshëm dhe antikombëtar, ai ka thënë se Rugova është shqiptari më i madh pas Kastriotit që pa veprën e tij nuk do të ishim ku jemi sot të lirë dhe të pavarur.

Image
Fatmir Bajraj

Sipas tij, të njëjtën gjë Edi Rama e kishte bërë edhe në vitin 2015, nuk e kishte lejuar vendosjen e shtatores së presidentit Rugova në Tiranë.

“Vendim i turpshëm dhe antikombëtar i Edi Rames! Presidenti historik Rugova, është shqiptari ma i madh pas Kastriotit, është figurë dhe personalitet emblemë i historisë shqiptare që nga periudha e Skënderbeut! Kosova dhe shqiptarët, pa veprën e tij, sot nuk do të ishim këtu ku jemi në trojet tona stërgjyshore, të lirë dhe t'pavarur nga pushtuesit shekullor serbosllav. Shtatorja e Presidentit Rugova, nderon çdo mjedis shqiptar, çdo qendër e metropol të atdheut, pra kudo që rezonohet, flitet e mendohet shqip. Me 07 mars të vitit 2015, Edi Rama, nuk kishte lejuar vendosjen e shtatores së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në Tiranë, në rrugën të cilën mbante emrin e arkitektit të pavarësisë së Kosovë pra të rreth gjysmës se asaj Shqipërie e cila kishte mbetë jashtë Shqipërisë Londineze mbi një shekull”, tha ai.

Ai ka shtuar se në fjalimin e mbajtur në Parlamentin e Kosovës më 2013, Edi Rama nuk kishte përmendur kontributin e presidentit historik Rugovës, madje kishte shmangur edhe cilësimin e emrit të tij.

Ai tha se Rama ka qenë dhe mbetet ende një pinjoll i diktaturës komuniste dhe diktatorit Hoxha, ky i cili bashkëkombësit e vetë në trojet e ish Jugosllavisë i quante miq, derisa kinezët i quante vëllezër.

“Edi Rama, Kryeministri i cili me 16 shtator 2013, në fjalimin e mbajtur para deputetëve të Parlamentit të Kosovës, nuk kishte denjuar ta përmend kontributin e themeluesit të Kosovës së lirë t'pavarur, presidentin historik, Ibrahim Rugova, bile kishte shmangur edhe cilësimin e emrit të tij. Moslejimi i vendosjes së shtatores së presidentit Rugova në Tiranë, nga ana e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ishte në logjikën dhe ideologjinë majtiste të Tiranës, e fuzionuar dhe n'sinkron nga ajo e Beogradit dhe Athinës anti-shqiptare. Shoku Rama, si ka dëshirë ta thërrasim Kryeministrin shqiptar, ishte dhe mbeti një pinjoll i diktaturës komuniste dhe diktatorit Hoxha, ideologjia e së cilës për ironinë e fatit, bashkëkombësit e vetë në trojet e tyre etnike në ish Jugosllavi, i quante miq, derisa kinezet i quante vëllezër”, tha ai.

Tutje Bajra, këtë veprim të Edi Ramës e ka quajtur akt hakmarrje ndaj presidentit Rugova, sipas tij arsyet se pse Rama e bënë këtë hakmarrje ndaj Rugovës është se, së pari Rugova erdhi në krye të lëvizjes politike të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, dhe në të njëjtën kohë, edhe në luftë kundër sistemit shtypës komunist jugosllav ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi, gjë që në Kosovë, kishte dëmtuar rënd boshtin Tiranë-Athinë-Beograd.

Akti qyqar i Edi Ramës, ishte akt hakmarrje ndaj presidentit Rugova!

“Presidenti Rugova në fundvitet e 80-ta të shekullit të kaluar, erdhi në krye të lëvizjes politike nacionale të shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, dhe n't'njëjtën kohë, edhe në luftë kundër sistemit shtypës komunist jugosllav ndaj shqiptarëve në ish Jugosllavi dhe me theks të veçantë në Kosovë, kishte dëmtuar rënd boshtin : Tiranë-Athinë-Beograd, për çfarë, kurrë nuk ia falë ky "mekat" në Tiranen kusilinge dhe në Beogradin hegjemonist. Arsyeja" e dytë e Rames si Kryeministër për hakmarrje ndaj Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, ishte edhe fakti se, Ikona e pavarësisë së Kosovës, në një vizitë që i kishte bërë Shqipërisë së pas hapjes ( në vitet e 90-ta), përkatësisht pas përmbysjes së diktaturës dhe fitores së demokracisë e pluralizmit politik, nuk kishte nderuar ish Diktatorin Hoxha, fakt ky që irritoj tejmase të majtën shqiptare dhe recidivët e Diktaturës komuniste, anti-shqiptare”, tha ai.

Më tej ka theksuar se Rugova kishte vrarë me kohë sistemin komunistë këndej dhe matan kufirit shqiptaro-shqiptar dhe miqësinë ideologjike në mes Tiranës dhe Beogradit.

“Pra, Rugova kishte vra me kohë sistemin komunist këndej dhe matan kufirit shqiptaro-shqiptar, dhe miqësinë ideologjike në mes të Tiranes e Beogradit, zatën, as e para dhe as e dyta nuk ia falën kurrë, dhe s'pritet që kjo të ndodhë asnjëherë. Presidentin Rugova, e lartësoj vepra e tij sublime për kombin dhe atdheun, e nderoj dhe e nderon prore bota e qytetëruar euro-perëndimore dhe veri-atlantike, e nderon dhe e ruan në gji, popolli shqiptarë kudo që jeton në trojet etnike dhe jashtë atdheut Ilirik. Mos nderimi, përbuzja dhe injorimi i Babait të Kosovës së pavarur nga ana e Edi Kristaq Rames, Paskal Milos e Fatos Klosit & CO në Shqipëri, dhe nga Rexhep Qosja, Jakup Krasniqi, Albin Kurti & Co në Republikën e Kosovës, i bënë nder Presidentit historik, Ibrahim Rugova. Rugova dhe shqiptarët, duhet të ndjehen të plotësuar, kur nderohet figura dhe personalitetit i tij nga shqiptarët, nderohet e respektohet nga lider botëror deri të Presidenti amerikan dhe Shtëpia e Bardhë e cila i dha vulën lirisë dhe qënjës sonë nacionale, për çfarë meritat dhe kontributi i presidentit historik, Rugova është kolosal”, tha ai.

“Për Edi Ramën, Ibrahim Rugova është gjallë”

Image
Enver Bytyçi

Këtë e ka komentuar edhe analisti Enver Bytyçi, i cili ka thënë se mos lejimi për vendosjen e shtatores së Rugovës në Tiranë nuk është vetëm një e vërtetë e padiskutueshme por edhe një qëndrim politik i projektuar në Beograd për ta përçarë skenën politike shqiptare.

Bytyçi thotë se Ramës i duket se Rugova me hijen e tij e ndjek nga pas për arsye se idetë, vizionet dhe projektet e Ramës janë të kundërta me idetë politike për kombin shqiptar të Ibrahim Rugovës

Ai thotë se një lider i cili e nderon Rugovën nuk ka mundësi të ruaj miqësi me Beogradin, ndërsa liderët e tillë si Rama, e ruajnë miqësinë serbe duke goditur sa të jetë e mundur figurat emblematike si Ibrahim Rugovën.

“Ajo që thoshte në një status ish-presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, rreth bllokimit të vendosjes së shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë, jo vetëm është një e vërtetë e padiskutueshme, por është gjithashtu një qëndrim politik i projektuar në Beograd për ta përçarë skenën politike shqiptare. Nga pikëpamja pragmatike askujt nuk i pengon një personalitet, i cili nuk jeton, që ai të vlerësohet e rivlerësohet nga politika dhe publiku, kur këtë vlerësim e meriton. Për Edi Ramën, Ibrahim Rugova është gjallë. Atij i duket se Rugova e ndjek nga pas me hijen e tij. Dhe e dini pse ndodh kjo? Sepse idetë, vizionet, projektet e Edi Ramës janë e kundërta e vizionit dhe ideve politike për kombin shqiptar të Ibrahim Rugovës. Nuk ka asnjë mundësi që një lider politik shqiptar të ruajë miqësinë me Beogradin, duke nderuar Ibrahim Rugovën. Përkundrazi, të tillë liderë, si Rama, e ruajnë miqësinë serbe duke goditur sa të jetë e mundur figurat emblematike si Ibrahim Rugova”, tha ai.

Bytyçi thotë se sipas studimeve rreth Rugovës, rezulton që ai ishte dhe mbetet politikani dhe lideri shqiptar më i pakontestuar në vendet e civilizuara, dhe njëri nga më të respektuarit nga populli i vetë.

“Unë e kam studiuar Ibrahim Rugovën. Dhe nga studimet e mia rezulton se ai ishte dhe mbetet politikani dhe lideri shqiptar më i pakontestuar në vendet e civilizuara të Perëndimit. Nuk gjendet asnjë politikan e lider tjetër i pakontestuar në Berlin, Uashington, Londër, Paris, Romë, Madrid, përveç Ibrahim Rugovës. Po ashtu nuk njoh ndonjë rast tjetër, kur një lider të respektohet kaq shumë nga populli i vet, siç ishte Rugova. Sigurisht që kishte dhe ka njerëz që e urrejnë. E urren edhe Hashim Thaçi, sepse ndryshe nuk kishte pse paguante gati një milion dollarë amerikanë që dikush në SHB të shkruante gjoja një monografi të tijën, por që shkroi më shumë kundër Rugovës sesa për “meritat” e Hashim Thaçit. Ai duke dashur të rrënojë autoritetin e Rugovës e pësoi me fundin e vet tragjik në qelitë e errëta të Hagës! D.m.th edhe Rugova është sha, është urryer, sidomos nga Serbia dhe Millosheviçi, sepse nuk mundën ta denigrojnë. Shesheli në vitin 1995 rekomandonte që Rugovës t’i hidhej mikrobi i SIDA-s dhe në kufi t’i bënin testin, me qëllim që ta diskreditonin. Por nuk ia arritën”, tha ai.

Ai ka theksuar se në pamundësi për të injektuar sëmundje, Ramës i mbetet vetëm që të bllokojë nderimin e shqiptarëve për liderin historik.

Bytyçi thotë se për gjithçka që Rama bënë kundër Ibrahim Rugovës shpërblehet nga Serbia e Millosheviçëve të sotëm në pushtet. Po ashtu edhe lufta kundër Rugovës është llogari fitimprurëse për Edi Ramën, gjë që edhe në Prishtinë kur ka ardhë për vizita zyrtare nuk ka pranuar të përmend emrin e Rugovës, madje as ta nderoj atë.

“Rama është dështak historik”

“Tani që nuk asnjë mundësi për t’ia injektuar ndonjë sëmundje, Edi Ramës i mbetet vetëm të bllokojë nderimin e shqiptarëve për liderin historik të tyre. Dhe po ju them: Për gjithçka që Rama bën kundër Ibrahim Rugovës shpërblehet majmë nga Serbia e Milosheviçëve të sotëm në pushtet. Edi Rama nuk bën asnjë akt politik pa u siguruar për shpërblimin financiar, material ose në forma të tjera. Për Edi Ramën lufta kundër Ibrahim Rugovës është llogari fitimprurëse. Për këtë arsye ai erdhi disa herë për vizita zyrtare në Prishtinë dhe nuk pranoi ta përmendë Emrin e Rugovës. Nuk pranoi ta nderojë atë! Ai nuk e pranon ekzistencën e liderit dhe presidentit historik të Kosovës. Ndaj dhe ka bllokuar vendosjen e shtatores së tij në Tiranë, edhe pse Lulëzim Basha kur ishte kryetar bashkie i Tiranës e emërtoi një nga bulevardet kryesore të kryeqytetit me emrin e Dr. Rugovës. Edi Rama u fut në politikë me ndjenjën e madhështisë dhe dështoi si askush tjetër në historinë e shtetit shqiptar. Prandaj i bën hije vepra e pakontestueshme e presidentit historik të Kosovës. Prandaj e urren atë”, tha ai.

Tutje ka theksuar se i vetmi politikan shqiptar i cili i afrohet Rugovës është Sali Berisha, ndërsa për Ramën thotë se është dështak historik.

“Në pamundësi për të konkurruar idetë dhe veprën e tij, kërkon ta denigrojë dhe ta errësojë këtë figurë të shquar të kombit shqiptar. I vetmi politikan shqiptar, i cili i afrohet Ibrahim Rugovës, por nuk e konkurron dot atë, është Sali Berisha. Rama është dështak historik. Prandaj nuk pritet që dështakët të simpatizojnë dhe vlerësojnë së suksesshmit. Megjithatë gjithçka është e përkohshme. Uraganin me emrin Ibrahim Rugova nuk e ndalin dot as Rama, as ramoviçët e shumtë në Kosovë e Shqipëri. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet monument historik i trashëgimisë sonë politike, shtet-formuese dhe kulturore. Në të ardhmen, ndërsa emri i Rugovës do të lartësohet pa fund, figura e Edi Ramës dhe atyre që urrejnë veprën e presidentit Rugova, do të errësohen dhe do të harrohen nga historia”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat