“Zyrtarët e këtyre partive të përfshirë në vrasje” – Kush është në panik nga zbulimi i vrasjeve politike?

Politika

“Zyrtarët e këtyre partive të përfshirë në vrasje” – Kush është në panik nga zbulimi i vrasjeve politike?

Nga: P.R Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:43
Viktimat e vrasjeve politike në Kosovë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, në fjalimin e saj në seancën ku do të votohej Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, ka akuzuar ish kreun e PDK-së dhe të SHIK-ut, Kadri Veseli se qëndron prapa vrasjeve politike në Kosovë.

“Ju vuajtjet tona na i keni marrë si ligësi, por tani do të ju tregoj se nuk jemi të dobët. E kam tërhequr nënshkrimin nga iniciativa e PDK-së, pasi që tash e di saktë se është një aktakuzë për ish-kryetarin e partisë tuaj, të dyshuar për vrasje të pas luftës. Ju keni menduar se ne nuk kemi guxim të përballemi me të vërtetën. Ne nuk frikësohemi të përmendim viktimat që janë vrarë nga një grup kriminelësh që janë thirrur në emër të luftës”, tha deputetja Geci e cila nuk u lejua ta përfundonte fjalimin e saj nga nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci.

E ky fjalim i Gecit është bërë temë debati në Kosovë që nga dita e djeshme, ku madje pati individë që kërkuan që në Kuvendin e Kosovës mos të flitet për vrasjet e zyrtarëve të LDK-së.

Por, analisti politik Nexhat Haziri, thotë se deputetët e LDK-së duhet ta ngritin çdo herë zërin për këto vrasje.

“Natyrisht se kjo gjë iu takon deputetëve të LDK-se për të ngritur çdo herë këtë çështje dhe për të kërkuar zbardhjen e vrasjeve të bashkpartiakëve të tyre, pa marr parasysh panikun që mund të shkaktoj te subjektet e tjera si në PDK, AAK, LVV, ku dyshohet se zyrtar të lartë nga këto subjekte pulitke janë të përfshirë në vrasje politike si gjatë dhe pas periudhës së luftës”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

”Mirëpo kjo çështje nuk duhet të përdorët për marketing politik e popullizëm as nga deputetët e LDK-së, siç ishte rasti nga seanca e djeshme e Kuvendit te Kosovës, ku një deputete e LDK-së, pa asnjë nevojë, u morë me këtë çështje në një kohë kur çështja e cila debatohej nuk kishte të bënte fare me vrasjet politike”, shton më tej analisti Nexhat Haziri.

Ai shprehet se të dyshuarit për këto vrasje, janë në panik nga Gjykata Speciale.

“Kuptohet fillimi i procesit të drejtësisë në Gjykatë Speciale në të cilën objekt hetimi dhe gjykimi do të jene edhe vrasjet politike dhe kjo krijon panik te të dyshuarit, por edhe shpresë se këto vrasje do të marrin epilog”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat