“Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti”, ish-deputetja e LDK-së: Ja kush e rrëzoi Albinin

Politika

“Dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti”, ish-deputetja e LDK-së: Ja kush e rrëzoi Albinin

Nga: A.Morina Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:09
Melihate Tërmkolli dhe Albin Kurti

Sot ka nxitur reagime të mëdha një studimi i bërë për nevojat e Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në të cilin thuhet se qeveria e Albin Kurti është rrezuar “nga një operacioni dezinformues amerikan”.

Shkak i këtyre reagimeve ishte lidhja e autorit të studimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky raport u cilësua nga shumë persona si manipulim nga ana e kryetarit të VV-së, Albin Kurti.

Në lidhje me këtë temë, ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Melihate Tërmkolli, foli për gazetën “Bota sot”. Tërmkolli raportin e PE-së e cilësoi si të pavërtetë dhe tendencioz.

“Raporti i gazetarëve të artikullit për PE lidhur me Qeverinë Kurti ështe i pavërtetë, madje edhe tendencioz, është fake news”, deklaroi Tërmkolli.

Ish-deputetja e LDK-së, në vazhdim tha se ishte vetë Albini që e rrëzoi Qeverinë e tij, me dezertimet dhe cenimet e tij ndaj raporteve Kosovë-ShBA.

“Qeverinë Kurti e rrëzoi Albini. Ai dezertoi, iku, u frikësua nga bisedimet me Serbinë. I cenoi rëndë raportet e Kosovës me SHBA-të”, theksoi Tërmkolli.

Ajo përmendi edhe elementet me të cilat Kurti i mashtroi ShBA-të, partnerin e qeverisë dhe popullit të saj.

“Për taksën dhe reciprocitetin, i mashtroi edhe SHBA-të edhe popullin e Kosovës edhe partnerin qeverisës, LDK-në. Prandaj Qeverinë Kurti, nuk e rrëzoi një fake news por mashtrimi i tij i vërtetë”, përfundoi Tërmkolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat