Çfarë po paralajmërohet nga publikimi i studimit për dezinformimin që solli rënien e qeverisë Kurti?

Politika

Çfarë po paralajmërohet nga publikimi i studimit për dezinformimin që solli rënien e qeverisë Kurti?

Nga: M.H Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 22:54
Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme është publikuar një studim nga PE i cili thotë se fenomeni i dezinformimit në Kosovë ka pasur implikime të drejtpërdrejta politike që shkaktuan edhe rënien e qeverisë së Albin Kurtit.

Ky studim ka ngjallur reagime të mëdha tek krerët e vendit duke e quajtur të palogjikëshëm këtë studim dhe me refernca aspak të besueshme.

Reagimet qenë edhe më të mëdha kur u kuptua që lidhja e autorit të studimit me Lëvizjen Vetëvendosje. Ky raport po shikohet me një prapavijë të VV-së, përkatësisht nga ana e kreut të VV-së, Albin Kurti.

Në lidhje me këtë temë, njohësi i çështjeve politike, Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që dezinformimi është një armë domethenëse e realizimit të pikësynimëve politike dhe që nuk ka rast që në politikë nuk është shfrytëzuar.

Image
Muhamet Kelmendi

“Dezinformimi është një armë shumë domethënëse e realizimit të pikësynimëve politike, shoqërore, ekonomike e deri edhe luftarake. Nuk ka rast që në politik nuk shfrytëzohet kjo armë për të krijuar gjendje jo normale dhe konfliktuoze për të arrritur në pikësynim që pretendojnë. Po kjo armë është shfrytëzuar nga shtetet. Natyrisht se shfrytëzohet edhe nga partitë politike për qëllime politike e shtetërore”, u shpreh Kelmendi.

Më tutje, Kelmendi e lidhë dezinformimin edhe me konfliktet e ndarjet e partive e deri tek rëniet e të gjitha qeverive në Kosovë. Përmend ndarjet e partive e që fillon me LDK-në e deri tek VV-ja.

“Në këtë kuadër duhet shpjeguar edhe konfliktet dhe ndarjet partiake dhe rëniet e të gjitha qeverive në Kosovë nga shpallja e Republikës. Nuk kemi Qeveri që ka mbijetuar mandatin e marrë. Kemi parti që u thyenë në dyshe. Kështu është thyerja e LDK-së, rrahjet që u bënë në Kuvend dhe ndarja në dy pjesë, duke krijuar edhe LDK-në me Nexhat Saçin kryetar që përfundoi shumë keq. E njejta gjendje u krijua edhe me PDK-së kur u nda NISMA me Fatmir Limaj e Jakup Krasniqin që dolën si parti. Po kështu u bë në VV kur solid grupi që formoi PSD. Me këtë dua të them se përveç mjetëve tjera, armë tjetër ka qenë dezinformim për të krijuar konflikte dhe ndarje”, potencon Kelmendi.

Në fund, Kelmendi thotë që nga dezinformimi jemi dëshmitar që kanë rënë shumë qeveri duke përfshi këtu edhe qeverinë Kurti mirëpo që nga kjo mund të bie edhe qeveria Hoti mirëpo që nuk do të jetë vetëm kjo arsyeja pore dhe ballafaqimi me gjendjen aktuale.

Kelmendi nuk la pa përmendur edhe zgjedhjen e presidentit e që mund të ketë konflikte dhe dezinformata të ndryshme dhe të shumta.

“Çdo herë kjo formë e punës aplikohet nga jashtë subjektët, por mundet të vijë edhe për me nda, duke krijuar Grupe dhe fërkime. Në këtë kuadër është e kapshme se edhe qeveritë ranë shumë përpara dhe ra edhe Qeveria e Albin Kurtit. Sigurisht se shpejtë do të bie edhe qeveria Hoti. Ajo jo vetë ka dezinformar por edhe është në minoritet dhe tjetër e dobët për të u ballafaquar me gjendjen. Tash është zgjedhja e presidentit. Këtu kemi çdo gjë. Fërkime, konflikte të ashpëra, dezinformata të ndryshme dhe të shumta. E çka nuk ka”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat